FB

July 22, 2023 | 8:12

Intermedica / Ushqim më i sigurtë, Shëndet më i mirë!

Intoleranca ushqimore, çfarë është dhe cilët janë testet më efikase?

Para së gjithash është e nevojshme të kuptojmë se çfarë është intoleranca ushqimore dhe mos ta ngatërrojmë atë me alergjinë ushqimore. Në fakt, intoleranca dhe alergjitë nuk janë e njëjta gjë. Intoleranca ushqimore ose hipersensibiliteti ushqimor është një reaksion i dëmshëm ndaj një ushqimi ose shtojce ushqimore, që mund të shkaktohet nga defektet enzimatike (p.sh. intolerancë ndaj laktozës apo histaminës), elementet farmakologjikë të ushqimeve (glutamatet, sulfitet, aminat vazoaktive apo shtojca të tjera), toksinat (aflatoksina), etj 

Le të përpiqemi të kuptojmë më mirë diferencat midis alergjisë ushqimore dhe intolerancës ushqimore.

Në alergjinë klasike reagimi ndaj alergenit është i menjëhershëm (çlirim i shpejtë i histaminës dhe simptoma të menjëhershme). Sistemi ynë imunitar reagon shumë shpejt, sapo marrim ushqimin ndaj të cilit jemi alergjik. Jemi në prani të një reaksioni alergjik kur sistemi ynë imunitar prodhon antikorpe kundër një substance të padëmshme, të pranishme në ushqim (ose në mjedis), sikur të ishte patogjene. Ndryshe është rasti i intolerancës ushqimore. Një intolerancë ushqimore nuk sjell domosdoshmërish një reagim të menjëhershëm si në rastin e alergjisë, dhe shfaqja e simptomave varion nga disa orë në disa ditë pas marrjes së ushqimit. Intoleranca ushqimore duket të jetë e lidhur me pamundësinë e trupit tonë për të tretur dhe asimiluar disa përbërës të ushqimit ose me disa inflamacione të trupit të shkaktuara nga ushqimi.

Shpeshherë intoleranca ushqimore mund të shkaktojë simptoma në nivel të stomakut ose zorrëve. Simptomat më të shpeshta janë: vështirësi në tretje, diarre, konstipacion, meteorizëm, nauzë, kolon i irrituar, astmë, migrenë, dermatit, dhimbje të artikulacioneve, mungesë përqendrimi dhe çrregullime të peshës (shtim ose humbje të saj).

Komplekset imune antigen – antitrup që nuk arrijnë të eliminohen nga gjaku, depozitohen në inde, duke zhvilluar procese inflamatore. Pacientët me një sistem imun të dobësuar ose me rritje të përshkueshmërisë së zorrës (leaky gut syndrome), janë më të ndjeshëm ndaj këtyre proceseve inflamatore. Sindroma e mësipërme, mund të shkaktohet nga dieta të lidhura me hiperaciditetin e florës intestinale, mjekime të ndryshme, infek sione, konservuesit e ushqimeve, alkooli, nikotina ose stresi.

Komplekset imune depozitohen në mënyrë preferenciale në inde të dëmtuar për shkak të sëmundjeve, infeksioneve ose toksinave, duke sjellë një rritje të inflamacionit dhe simptomave kronike. 

 

ADRESA INTERMEDICA QENDRORE I Rruga “Panorama”, pranë Hipotekës I Tel: +355 42 200 600 I Cel: +355 68 60 34 558 E-mail: [email protected] I web: www.intermedica.al

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.181, muaji Korrik 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top