FB

December 14, 2024 | 7:17

Intimitet: Zgjidhni kolonën zanore për momentet tuaja të pasionit

Dashuri dhe muzikë: një kombinim pothuajse i pazgjidhshëm. Kush nga ju nuk e mban mend këngën e dashurisë së parë? Kush nuk e shoqëron një këngë me një emocion të luajtur mes kryqëzimit të syve dhe puthjeve në buzë?

untitled

E me qirinj të ndezur, për ta bërë akoma më romantike atmosferën zgjidhni një këngë që ju përshtatet më së miri ju dhe partnerit.

Pothuajse të gjithë e mbajnë mend një film në të cilin ka një skenë dashurie dhe muzika bëhet thelbësore, deri në atë pikë sa disa këngë mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë: nga “Top Gun” në “Dirty Dancing” nga “Ghost” te “Pretty Woman”, nga “Titanik” te “The Bodyguard”.

Intensiv e i pasionuar ose i ëmbël dhe romantik, çdo raport mund të shoqërohet me një këngë që i përshtatet më së miri. Por jo gjithmonë gjetja e këngës është e lehtë, pasi një baladë shumë e ëmbël mund të bëjë një gjendje melankolike dhe të prishë atmosferën.

Ndërsa këtu është një përmbledhje e këngëve që duhet t’i keni në “smartphone”-n tuaj për çdo rast:

Elton John: me siguri ai ka shoqëruar shumë momente të jetës sonë. Përveç “Sacrifice”, “Don’t go breaking my heart”, mbetet i impresionuar në kujtimet e të gjithëve me “Candle in the wind” i përshtatur dhe luajtur për vdekjen e Lady Diana.

Burt Bacharach: “I’ll never fall in love again”, “Walk on by”, “I Say A Little Prayer”.

Bee Gees: shkruan historinë e pop-it. Grupi australian ka shënuar një epokë me fonogramin “Saturday NightFever”, por në mesin e këngëve më romantike, ne kujtojmë “My world”, “Too much heaven”, “How deep is your Love”.

Michael Jackson: “Mbreti i Popit”, artisti me suksesin më të madh komercial të të gjitha kohërave (100 milionë kopje të shitura për albumin “Thriller”). Në fonogramin tonë ju nuk duhet të humbisni “You are not alone”, “The way you make me feel”, “The Girl is Mine”.

Robbie Williams: nga “Take That” në karrierën si solist: “Angels”, “Space Advertising” dhe “Millenium” në mesin e hiteve që nuk mund ti humbasni.

Vasco Rossi: një mit autentik. Vështirë të zgjedhësh në një diskografi aq të pasur dhe plot suksese, por ne përpiqemi. “Albachiara”, “Un senso”, “Sally” dhe “Come vorrei”.

Coldplay: grupi britanik, i njohur për famën “Viva la vida”, në mesin e këngëve të zgjedhura janë “Every Teardrop Is a Waterfall”, “Paradise”, por mbi të gjitha triumfon “A Sky Full Of Stars”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top