FB

October 4, 2021 | 8:10

Introvertët dhe Covid-19, si ta përballojnë ankthin?

Shumë vende të botës po përjetojnë masa të ndryshme në përpjekje për të imponuar distancimin shoqëror për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. Ato shkojnë nga bllokimi i tubimeve masive, deri tek mbyllja e hapësirave publike siç janë pubet dhe klubet, deri në mbylljen e shkollave dhe në disa vende një bllokim total me njerëz të detyruar të qëndrojnë brenda në shtëpi.

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Ndërsa vetëizolimi i njerëzve introvert është një formë e distancimit shoqëror, ekziston një dallim i rëndësishëm që duhet bërë. Vetëizolimi për shkak të temperamentit të tyre introvert dhe distancë sociale, që është një masë më e gjerë që synon distancimin fizik me detyrim pra jo për shkak të natyrës individuale, por ndikim për shkak të gjendjes së pandemisë.

Termi introvert u përshkrua për herë të parë nga psikologu Karl Jung në vitin 1960. Ai shpjegoi se personaliteti i njeriut ndahet në dy ekstreme: introvert dhe ekstrovert. Sipas pikëpamjes së Jung, introverti është një njeriu që preferon një mjedis sa më pak stimulues rreth vetes dhe që ka nevojë për vetmi për të funksionuar sa më me pak ankth. Njerëzit introvertë preferojnë të kalojnë kohën në shtëpi. Ata pëlqejnë të lexojnë libra, të pikturojnë apo të shkruajnë dhe të rrinë kryesisht në PC, celular, por nuk preferojnë të flasin, pra ndihen komodë “mbrapa quintave”.

Introvertët nuk e zgjerojnë rrethin e miqësisë i zgjedhin njerëzit me kujdes dhe janë shumë analitikë dhe dëgjues të mirë. Po a ka ndikuar kjo njësoj nga ana psiko-emocionale edhe tek individët introvert? Studimet e fundit thonë që po, edhe këta individë e përjetojnë izolimin apo distancimin pothuajse njësoj, sepse frika është mekanizmi i mbijetesës për çdo njeri. Frika na ndihmon të mësojmë të shmangim situatat e rrezikshme në të ardhmen dhe shpesh vjen nga pasiguria.

Duke u ndjerë të pasigurt, ne ndjehemi në ankth, që manifestohet me ndjenjë shqetësimi dhe nervozizmi. Ankthi lind kur truri ynë nuk ka informacion të mjaftueshëm për të parashikuar se çfarë mund të ndodhë në ditët në vijim. Pa informacion të saktë, është e lehtë për trurin tonë të krijojë histori frike.

Si ta përballojnë ankthin individët introvert?

Informohuni me faktet. OBSH e ka shpallur COVID-19 si një pandemi, por kjo nuk do të thotë që ju domosdoshmërish do prekeni. Qëndroni larg nga mediat sociale dhe lajmet e vazhdueshme negative. Përqendrimi në histori tmerri nxit ankthin, frikën dhe rrit pasigurinë. Përshtatjuni rrethanave duke krijuar një rutinë të re. Kontakto me një shoqe/shok, por mos flisni rreth Covid-19 por tregoni histori fëmijërie argëtuese dhe barsoleta.

Merruni me aktivitet fizik. Nëse keni një histori ankthi apo probleme të tjera të shëndetit mendor apo emocional mund t’ju duhet ndihmë shtesë, rekomandohet të bisedoni me një profesionist që ofron shërbime, konsulta online, i cili mund t’ju ndihmojë që të ballafaqoheni dhe të reduktoni frikën dhe ankthin.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top