Në fokus

October 23, 2017 | 12:01

Inxhinierja shqiptare që konkurron në Bashkinë e Montrealit: Tentova të rikthehesha, por Shqipëria nuk ishte ç’ka ëndërroja

Nga Anisa Xhani

Anila Erindi ka emigruar në Montreal prej vitit 1997 dhe është  banore e zonës LaSalle prej gati 15 vitesh. Ajo u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën “Inxhinieri-Hidro”. Në vitin 2005, u diplomua në nivelin Master Shkencash në degën e “Inxhinierisë Ujore” të Universitetit McGill në Montreal. Prej 9 vitesh ajo punon në bashkinë e Montrealit në departamentin e inxhinierisë, por tashmë kërkon votën për pozicionin e këshilltares.

Shqiptarja që në mallin e saj reciton vargjet e Naimit, rrëfen këtë eksperiencë dhe një këndvështrim të sajin për Shqipërinë.

2

Anila, si e morët vendimin për t’u përfshirë në garën për bashkinë e Montrealit?

Unë kam 9 vite që punoj për bashkinë e Montrealit, për departamentin inxhinierisë, zyrën e  studimeve teknike të bashkisë për zonën Plateau. Partia që është në pushtet në këtë bashki është ‘’Projet Montréal’’, ata janë në fuqi prej 8 vitesh. Unë punoj me ta dhe e njoh mirë programin dhe politikën e tyre. Unë së bashku me kolegët e mi, vëmë në zbatim projektet që ata ndërmarrin dhe angazhohen në publik. Më pëlqejnë idete e tyre avantgardiste dhe i mbështes, jo vetëm si punonjëse e administratës në bashki, por edhe si qytetare. Para 4 vjetësh në zgjedhjet bashkiake pata influencime nga Partia ‘’Projet Montreal’ të vendos kanditaturë për zgjedhje, por nuk vendosa të kandidoja. Në këto zgjedhje bashkiake, vendosa të kandidoj, jam e bindur, e motivuar që energia dhe forca e fjalës që kam do të sjellë ndryshime në qytetin tim. Ka kohë që është një gjendje staus-quo dhe kam shumë dëshirë ta kthej aktiv, të gjallë,  të zjarrtë jetën në qytetin tim me diversitet me shumë kultura, me shumë gjuhë, me shumë bukuri natyrore të pashfrytëzuara.  

 A është mirëpritur kandidatura juaj?

Kandidatura ime është shumë e mirëpritur, kam mbeshtjeten e disa këshilltarëve bashkiakë dhe të 2  kryetarëve të bashkive. Shoqëria ime kanadeze, më dërgon urime, jo vetëm personalisht, por edhe në mediet sociale nuk kanë pushuar ende falenderimet, kanë qenë shumë të gëzuar dhe e kanë respektuar vendimin që mora, shumë herë më kanë uruar – ‘të heqim kapelen për këtë vendim ‘’ që do të thotë më vlerësojnë shumë për guximin dhe kurajon. Gjithashtu  edhe komuniteti shqiptar i Montrealit, më ka vlerësuar shumë dhe më ka ndihmuar, më kanë ofruar ndihma financiare (për të sqaruar se fushata bazohet në ndihmë finaciare të bërë nga publiku që të mbeshtet në linje , këtu është link im,  http://www.projetmontreal.org/anilaerindi ) dhe ndihma vullnetare, në raste kur bëj vizita derë më derë ose kur vendos pankartat nëpër shtylla.   

Sa vetë jeni në garë dhe nga cilat kombësi i keni konkurrentët?

Në garën e konkurimit për partinë ‘‘Projet Montréal’’ ku bëj pjesë janë 103 kandidatë, ndër ta 65 ne pozicionet keshilltare Montreali dhe 38 në pozicionet e këshilltare të zonës. Konkurentet janë të kombesive te ndryshme, vetëm ne ekipin tim kemi , spanjollë, marokenë, rununë, afrikan, kanadez, greke edhe një shqipetare. Në zonën që kam vënë kandidaturën Cecil.-P-Newman  janë në konkurrim tre parti 1- ekipi Barbe 2- ekipi Coderre 3-ekipi Projet Montreal, në postin që kandidoj jemi 3 kandidatë që konkurrojmë për të njëjtin pozicion, me nënshtetesi greke, indiane dhe shqiptare.     

3

Përse e kërkoni këtë post? 

E kërkoj postin e këshilltares në bashki, pasi mendoj se kam një forcë të brendshm,  jo vetëm profesionale,  por edhe femërore për të arritur ndryshimin e pushtetit në fuqi. Dëshiroj të jap një impakt pozitiv, të gjallëruar jetësor në qytetin ku banoj, të mbështes projektet e zhvillimit kulturor, të bashkepunimit mes organizmave kulturore të ndryshme, të krijoj burime të reja financimi  brenda për brenda qytitit dhe jo në rrethinat jashte qytetit, të mbroj interesat në rritje të popullsisë për ndertime kondo, duke repektuar gjithmonë lartësitë e ndërtimit dhe duke mos abuzuar në faktorin e mbipopullimit, të krijoj hapësira të gjelbëruara të pafundme dhe të punoj në mirëmbajtjen e terreneve të futbollit për të rinjtë, si edhe shumë projekte të tjera shumë interesante që programi ynë ofron. 

Ju keni emigruar nga Shqipëria në ’97, nuk keni menduar ndonjëherë rikthimin?

 Po, e kam menduar rikthimin në Tiranë, në vitin 2009 bëmë një tentativë rikthimi, por pa sukses na dështoi. Shqipëria nuk ishte ç’ka ëndërroja, nuk ëndërroja shumë, por mendoj se kushtet minimale shtëpi, punë, siguri dhe rehati në vend ishin kryesoret që kërkonim. Qëndruam 4 muaj në tentativë dhe u kthyem përsëri në atheun tonë të dytë Montrealin.

Cili është këndvështrimi juaj për Shqipërinë? Ku ka bërë përparime dhe ku mendoni se çalon?

Mua më pëlqen shumë Shqipëria dhe sidomos Tirana ime , e quaj keëhtu pa bërë xheloz askënd, por gjithmonë kam mall për Tiranen, edhe pse 20 vite kanë kaluar përsëri e ndjej ngrohtesine e asaj toke dhe shpesh recitoj vargjet e Naimit -O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!  Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar! … Shume gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri, edhe mediat sociale trasmetojnë bukuri të pafundme. Ne i shohim nëpërmjet Facebook , Tëiteer, Instagram më bëhet zemra mal, por nganjëherë janë të fryra shumë ato që shohim, sepse në paralelizëm me atë që shikojmë, lexojmë një shkrim per djalin që vdes për një karikues telefoni, ose flasim për koncerte të bukura dhe të realizuara, por nga ana tjetër pushojnë nga puna artiste që i kanë dhënë jeten atij vendi. Bukuria ne sheshin e ri të Tiranës është mahnitese, i gjithi me mermer, vërtetë ishte e kërkuar të përdorim mermer, a i pershtatet vallë arkitekturës ekzistuese të pallateve stili rus i viteve 30-40, këtë e po shpreh si detaj. Një çalim te madh do të thoja është infrastruktura nëntokesore e Tiranes, popullsia sot 800.000 banorë ndërsa infrastruktura ekzistuese e vitit 1985 me përbërje popullsie 200.000 banore. Në të njëjtën kohë ka shumë varfëri në Shqiperi, nganjeherë na duket këndshëm të ulesh nëpër kafene dhe të kalosh pasditen gjë që e bëj kur jam me pushime, por nuk e bëj dot në jetën e përditshme këtu ku jetoj, dhe nuk do ta mendoj ta bëja në Tiranë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top