FB

February 13, 2025 | 7:15

Irena Ruçi: Clinton Education Albania, arsimi, çelësi për të eksploruar botën!

Në zemër të Tiranës, në dy lokacione strategjike – Astir dhe Yzberisht – qendra multifunksionale e kurseve, Clinton Education Albania, shërben si një shembull i suksesshëm i përkushtimit ndaj arsimit dhe edukimit të brezit të ri. Themeluesja e kësaj qendre, Irena Ruçi, një mësuese e pasionuar e gjuhës angleze, e filloi rrugën e saj me një vizion të qartë: të ndikojë në zhvillimin e fëmijëve jo vetëm përmes njohurive akademike, por edhe përmes edukimit etik dhe moral.

0001Irena Ruçi, nënë e dy djemve, e ka parë arsimin si një investim të çmueshëm për të ardhmen. Ajo nisi me orët e gjuhëve të huaja, duke ofruar një mjedis të favorshëm për të nxënët që të përmirësonin njohuritë e tyre në anglisht. Me kalimin e kohës, qendra u zgjerua, duke përfshirë jo vetëm gjuhët e huaja, por edhe kurse të shkencave ekzakte si matematika, fizika dhe kimia, si dhe mësime pas shkolle dhe klasa të arteve. Kjo zgjerim nuk ishte thjesht një rritje e ofertës, por një përgjigje ndaj nevojave të një shoqërie në zhvillim, ku njohuritë dhe aftësitë e ndryshme janë thelbësore për suksesin.

Një nga aspektet më të rëndësishme të Clinton Education Albania është përkushtimi i saj ndaj edukimit etik. Për Irenën dhe ekipin e saj të mësuesve, arsimi nuk është thjesht një mënyrë për të transmetuar njohuri, por një mundësi për të formuar qytetarë të mirë, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Ata besojnë se një shoqëri e mirë e nesërmes fillon nga edukimi i fëmijëve të sotëm, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në atë moral dhe shoqëror. Me dy qendra paralele, një në Astir dhe një në Yzberisht, Clinton Education Albania ka arritur të krijojë një mjedis të përshtatshëm për të nxënët e të gjitha moshave. Kjo nuk është thjesht një qendër arsimore, por një hapësirë ku fëmijët mund të zhvillojnë jo vetëm aftësitë e tyre intelektuale, por edhe ato sociale dhe emocionale. Përmes aktiviteteve të ndryshme, ata mësojnë të punojnë në grup, të respektojnë diversitetin dhe të ndërtojnë vlera të forta që do t’i ndihmojnë ata të jenë pjesë e një shoqërie më të mirë.

Për Irenën, investimi në arsim është një medalje nderi. Ajo e sheh këtë si një mënyrë për të kontribuar jo vetëm në jetën e fëmijëve të sotëm, por edhe në të ardhmen e shoqërisë sonë. Frytet e këtij investimi nuk janë vetëm fëmijë të shkolluar dhe të mbarë, por edhe prindër që, brez pas brezi, po shprehin gjithnjë e më shumë interes për të udhëhequr të rinjtë drejt dijes dhe rritjes personale.

Pra, Clinton Education Albania nuk është thjesht një qendër arsimore, ajo është një projekt i frymëzuar nga një vizion i gjerë dhe një përgjegjësi e thellë ndaj shoqërisë. Nëpërmjet punës së saj, Irena Ruci dhe ekipi i saj po ndikojnë jo vetëm në jetën e nxënësve të tyre, por edhe në të ardhmen e vendit tonë, duke krijuar një trashëgimi të vlerave të forta dhe njohurive të thella.

002

Clinton Education Center

Clinton Education Center është një qendër multifunksionale kursesh, e vendosur në dy nga lagjet më të reja të Tiranës, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh për fëmijë dhe të rritur. Clinton 1 ndodhet në Yzberisht, ndërsa Clinton 2 ndodhet në Astir, duke ofruar akses të lehtë dhe komod për banorët e këtyre zonave dhe përtej. Qendra është e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe krijon kushte optimale për zhvillimin e proceseve mësimore. Ajo ofron kurse për gjuhë të huaja, duke përfshirë gjuhën angleze, italiane, gjermane, franceze, spanjolle, greke, japoneze, turke, si dhe kurse për kompjuter dhe ICT për fëmijë, matematikë, gjuhë shqipe, pikture, lëndë shkollore, duke u përshtatur me nevojat specifike të çdo studenti. Përveç kësaj, Clinton Education Center ofron mundësi për program mësimi pas shkolle, kurse online, kamp veror dhe përgatitje për provime ndërkombëtare si TOEFL, IELTS, Cambridge, Michigan, SAT si dhe përgatitje për provime shtetërore. Klasat zhvillohen në grupe të vogla dhe interaktive, si dhe klasa individuale, ku përdoren metoda bashkëkohore të mësimdhënies për të siguruar një mësim më efikas dhe të angazhuar. Ambientet janë të përshtatshme për të gjitha shërbimet dhe të pajisura me teknologjinë më të fundit, duke krijuar një mjedis të rehatshëm dhe funksional për zhvillimin e kurseve. Metodat janë të zgjedhura me kujdes, duke vënë në dispozicion libra të cilët janë të paracaktuar për grupmosha dhe nivele të ndryshme.

 

Irena Ruçi

Irena Ruçi është mësuese e gjuhës angleze me një përvojë shumëvjeçare dhe rezultate të shkëlqyera në fushën e mësimdhënies. Ka përfunduar studimet e larta me titullin “Master Profesional” në “Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm”, duke u specializuar në edukimin e gjeneratave të reja. Për vite me radhë, ajo ka punuar me pasion dhe përkushtim në kurse private, grupe të vogla dhe mësimdhënie individuale, duke ndihmuar studentët të arrijnë objektivat e tyre gjuhësore. Irena ka eksperiencë të gjerë në përgatitjen e studentëve për provime ndërkombëtare si TOEFL, IELTS, Cambridge, Michigan, SAT, Aptis dhe shumë të tjera, duke u garantuar atyre sukses të plotë. Nxënësit e saj ndër vite kanë arritur rezultate të shkëlqyera në gjuhën angleze, falë metodave të saj të avancuara dhe të personalizuara të mësimdhënies. Si pjesë e ekipit të testuesve (examiner) për provimet Michigan në Shqipëri, ajo ka kontribuar me profesionalizëm dhe ekspertizë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në vlerësimin e aftësive gjuhësore të kandidatëve.

003

INTERVISTA

Si lindi Clinton Education Center dhe pse pikërisht me këtë emër?

Clinton Education Center erdhi më tepër si një domosdoshmëri në zonën ku ne nisëm të operojmë fillimisht. Duke u marrë me kurse private të gjuhës angleze, për një kohë të shkurtër numri i nxënësve u rrit dukshëm, interesat ishin të larta nga zona e Yzberishtit, por jo vetëm. Me një shpejtësi të habitshme pati kërkesa edhe nga zonat përreth. Për këtë arsye menduam që të sillnim në zonë një qendër multifunksionale me mjedise të përshtatshme dhe sigurisht të pajisura me teknologjinë më të fundit në lidhje me mësimdhënien. Gjithashtu, ofruam një numër të gjerë kursesh, ku prindërit dhe fëmijët mund të gjejnë çdo shërbim të dëshiruar. Momentalisht, Clinton Education është zgjeruar dhe me qendrën e dytë në zonën e Astirit, duke ruajtur të njëjtat standarde. Emri Clinton është i frymëzuar nga Hillary Clinton, një grua e fuqishme dhe me një ndikim të madh në shoqëri. Imazhi i saj më ka frymëzuar gjithmonë për të emëruar qendrën. Gjithashtu, në këtë mënyrë dëshiroja të krijoja një emër të fuqishëm, të cilin njerëzit ta memorizonin menjëherë sapo ta dëgjonin. Ku ka më bukur dhe më fuqishëm sesa Clinton!

 

Si u gjendët ju si Irena, sipërmarrëse, përpara një investimi të tillë?

Krijimi i një biznesi si Clinton Education Center ka qenë një sfidë e madhe, por gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme. Më shumë se gjithçka, ka qenë dëshira e madhe për të kontribuar në zhvillimin e zonës përreth përmes arsimit dhe një edukimi sa më të mirë. Pas disa viteve përvojë në fushën e arsimit dhe menaxhimit, kuptova se, për të ndihmuar nxënësit, duhej të krijoja një ambient mbështetës që i motivon ata të arrijnë potencialin e tyre maksimal.

 

Sa energji ju është dashur ta sillni në formën që ka sot?

Në Clinton më është dashur të jap shumë energji, përkushtim por dhe shumë kohë, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo personale. Kemi punuar pa pushim për të zgjeruar hapësirat, për të sjellë mësimdhënës të kualifikuar dhe për të përmirësuar kurrikulat dhe materialet didaktike. Më shumë se kaq, është dashur të krijojmë një ambient të këndshëm dhe stimulues për nxënësit dhe mësuesit. Ky angazhim dhe pasion për arsimin ka qenë gjithmonë një përparësi.

 

Pse kanë rëndësi gjuhët e huaja? Ka rritje të kërkesave dhe pse?

Gjuhët e huaja kanë qenë gjithmonë domosdoshmëri dhe çdo ditë e më shumë rritet nevoja për t’i studiuar ato. Është mundësia më e mirë për të lidhur njerëzit me botën dhe për të hapur dyer për mundësi edukative dhe profesionale. Sigurisht që ka rritje të kërkesave, shumë madje, si nga fëmijët, ashtu edhe nga të rriturit.

 

Çfarë dikton një gjuhë e huaj?

Një gjuhë e huaj i mundëson të gjithëve të komunikojnë, të mësojnë për kultura të tjera dhe të shprehin mendime, ide dhe emocione. Kjo është thelbësore për edukimin dhe zhvillimin personal të një individi dhe krijon mundësi për të përfituar nga burime dhe informacione nga e gjithë bota.

 

Cilët gjuhë ofroni për të mësuar dhe cila është e preferuara?

Ne ofrojmë një gamë të gjerë gjuhësh, përfshirë gjuhën angleze, italiane, gjermane, frënge, turke, japoneze, greke dhe shumë të tjera. Anglishtja është pa dyshim më e kërkuara, por gjithashtu ka një interes të madh për gjuhë të tjera, sidomos për ata që kërkojnë mundësi punësimi ndërkombëtare dhe edukim në universitete nëpër botë.

 

Çfarë nivelesh ofroni për çdo gjuhë?

Ne ofrojmë nivele të ndryshme për çdo gjuhë, duke filluar nga niveli fillestar, mesatar dhe i avancuar (A1 – C2). Kemi gjithashtu mundësi për kurse speciale për të gjithë ata që kërkojnë avancime më intensive, siç janë kurset për certifikatat ndërkombëtare si Cambridge, Michigan, IELTS, TOEFL, SAT. Kemi kërkesa për kurse të profesionit, siç janë Career Paths. Po ashtu, ka kërkesa për përforcim dhe përparim të nivelit. Nuk mbetet pas dhe kërkesa nga të huajt për të mësuar gjuhën shqipe. Në Clinton, ne ju përgjigjemi kërkesave dhe qëllimeve të secilit.

 

Ju ofroni mundësi përmes mësimit online, çfarë platforme përdorni?

Për mësimin online, përdorim platforma moderne dhe të besueshme që ofrojnë mundësi për mësim të drejtpërdrejtë dhe të regjistruar. Është shumë e rëndësishme që çdo orë mësimi të realizohet me platformën e duhur dhe librat digjitalë të posaçëm për mësimin online, në të kundërt, ora mësimore nuk realizohet siç duhet.

004

Si mund të regjistrohet dikush i interesuar?

Për t’u regjistruar në kurs, të interesuarit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt në qendrat tona ose të regjistrohen online përmes platformës sonë. Më pas, ata mund të krijojnë një orar që i përshtatet nevojave të tyre.

 

Sa kohë zgjat një kurs për një gjuhë të huaj dhe sa herë në javë?

Kohëzgjatja e kursit ndryshon në varësi të gjuhës, moshës dhe gjithashtu nevojës për avancim. Fillojnë nga klasat normale, të cilat zhvillohen 2-3 herë në javë.

 

Po mundësi për mësim intensiv të gjuhëve të huaja ofroni?

Sigurisht, ne ofrojmë mundësi për klasa intensive të gjuhëve të huaja, sidomos për ata që kanë nevojë për përgatitje të shpejtë për ekzaminime ndërkombëtare.

 

Cili është avantazhi juaj në certifikimin e gjuhës së huaj?

Avantazhi kryesor është përgatitja e detajuar nga mësuesit tanë. Në këtë mënyrë, nxënësit dalin me rezultate shumë të mira në çdo testim ndërkombëtar. Një nga avantazhet tona kryesore është mundësia për certifikata ndërkombëtare, si ato të Cambridge, TOEFL, IELTS dhe Michigan, të cilët luajnë rol kryesor. Kjo u jep mundësi studentëve të arrijnë standarde ndërkombëtare.

 

Si mësimdhënëse njëherësh, a është i lehtë mësimi i një gjuhe të huaj? Kur bëhet i tillë?

Nëse e ke pasion dhe vërtet e do këtë profesion, sigurisht që po. Mësimi i një gjuhe të huaj mund të jetë një sfidë, por bëhet më i lehtë kur studentët janë të motivuar dhe mësimdhënësit përdorin metoda kreative dhe të përshtatshme për çdo nivel. Mësimi bëhet i lehtë kur ka një metodologji të qartë dhe një ambient mbështetës.

 

Si mendoni, çfarë na tërheq pas një gjuhe të huaj?

Në fakt, ka arsye të ndryshme. Një numër i madh i nxënësve vijnë nga dëshira, por ka edhe një numër të konsiderueshëm që vijnë nga nevoja për ta mësuar. Unë besoj se talenti dhe aftësia e mësimdhënësit luajnë një rol të rëndësishëm në tërheqjen e studentëve. Një mësues që është i angazhuar mund të bëjë të mundur që një gjuhë e huaj të bëhet interesante dhe e këndshme për t’u mësuar.

 

Hapësira e Clinton Education Center u është dedikuar edhe profileve të tjera mësimore, sa interes ka për të gjitha?

Unë jam shumë krenare për gamën e gjerë të kurseve që ofrojmë në Clinton Education Center. Programet tona përfshijnë mësimin pas shkolle, ku fëmijët përforcojnë njohuritë në lëndët e përgjithshme dhe punojnë sistematikisht me mësuesen përkatëse, veçanërisht për ciklin e ulët. Gjithashtu, kursi i matematikës sugjerohet të ndiqet individualisht, në mënyrë që mësuesi të fokusohet te problematikat specifike të nxënësit dhe ta ndihmojë të përparojë ndjeshëm në këtë lëndë. Kursi i kompjuterit u jep studentëve aftësi praktike në programim dhe robotikë, duke i përgatitur ata për të ardhmen, ndërsa kurset e arteve dhe pikturës ndihmojnë në zhvillimin e kreativitetit dhe eksplorimin e imagjinatës. Secili prej këtyre kurseve përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për fëmijët që të angazhohen në aktivitete që jo vetëm i ndihmojnë të shfrytëzojnë kohën e tyre në mënyrë produktive, por edhe kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

005

Ju gjithashtu ofroni shërbime për aktivitete të ndryshme si: seminare, trajnime, uorkshop-e dhe projekte të ndryshme. Sa ndihmojnë të gjitha në zhvillimin dhe rritjen e individit por edhe të një shoqërie?

Këto aktivitete janë të domosdoshme për zhvillimin e individëve dhe shoqërisë, pasi ato ndihmojnë në përmirësimin e aftësive praktike, rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e bashkëpunimit. Ata ndihmojnë gjithashtu në krijimin e mundësive për individët që të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të rrisin përparimin kolektiv.

 

Cilin konsideroni suksesin tuaj deri në këto momente?

Një nga sukseset më të spikatura të Clinton Education Center janë rezultatet e larta në testimet ndërkombëtare. Qëllimi ynë kryesor ka qenë gjithmonë që të gjithë nxënësit tanë, në përfundim të niveleve, të testohen dhe të certifikohen nga teste ndërkombëtare të vlefshme përjetësisht, të cilat nuk skadojnë. Të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këto provime kanë kaluar me rezultate të shkëlqyera, duke u certifikuar nga Universiteti i Michigan. Në maj të vitit 2023, një nga nxënësit tanë arriti pikët maksimale në testimin e realizuar nga Hellenic American Union, duke marrë jo vetëm certifikatën, por edhe një letër mirënjohjeje për arritjen e tij të jashtëzakonshme. Gjithashtu, në dhjetor të vitit 2024, në provimet Cambridge FCE, nxënësit tanë u renditën ndër më të mirët. Një prej tyre, që dha provimin për nivelin B2, arriti rezultate mbresëlënëse, duke siguruar pikët e nivelit C1.

Suksesi ynë nuk ndalet këtu. Numri i madh i studentëve që janë diplomuar dhe janë angazhuar në mundësi të reja karriere, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, tregon qartë ndikimin pozitiv të punës sonë. Ndërkohë, rrjeti i fortë i lidhjeve dhe angazhimeve që krijojmë dëshmon se Clinton Education Center vazhdon të japë rezultate të shkëlqyera dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm.

 

Si nënë, grua, bashkëshorte dhe profesioniste, çfarë këshille do të sugjeronit për rëndësinë e edukimit dhe të zhvillimit të brezave të rinj? Cili do të ishte fokusi?

Unë do të sugjeroja që edukimi dhe zhvillimi i brezave të rinj është një angazhim i përbashkët mes familjes dhe shkollës. Si nënë, besoj që me fëmijët duhet të kalosh kohë cilësore, duke u fokusuar më shumë në lëndët e shkollës dhe duke punuar së bashku (fëmija dhe prindi). Fëmija duhet të jetë nën kontroll maksimal të prindit, të paktën deri në moshën 14-vjeçare. Më pas, ai ka marrë një edukim të mirë dhe mund të vazhdojë në të njëjtën linjë. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që në familje të dy prindërit të diskutojnë dhe të marrin vendime të përbashkëta për fëmijën. Kohët e fundit vërejmë se marrëdhënia prind-fëmijë në lidhje me lëndët shkollore, ose prind-mësues, po zbehet. Dhe në fund të ditës, nuk kuptojmë se kush e bën prindërimin në shtëpi.

 

Cila është mosha e duhur për të nisur një kurs të gjuhës angleze?

Mosha e duhur për të nisur një gjuhë të huaj mund të varet nga individi dhe qëllimet e tij, por për fëmijët, është ideal të fillojnë sa më herët, pasi truri i tyre është më i aftë për të mësuar gjuhë të reja. Shumë studime sugjerojnë që fillimi në moshën 3-5 vjeç mund të jetë shumë i dobishëm, sepse kjo është një periudhë e quajtur “periudhë kritike” për të mësuar gjuhë. Megjithatë, nuk është kurrë vonë për të mësuar një gjuhë të huaj. Edhe të rriturit mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera, sidomos nëse ata janë të motivuar dhe praktikojnë rregullisht. Nëse synoni të filloni mësimin e një gjuhe të huaj, shumë faktorë si motivimi, qëllimi dhe mënyra e mësimit do të ndikojnë në suksesin e procesit.

 

Si funksionon programi dhe mësimdhënia në kopshte private?

Në kopshte përdoret një program i dedikuar për grupmoshën e fëmijëve të moshave 3-4 dhe 5-6 vjeç. Zgjedhim metoda interaktive dhe tërheqëse për fëmijët, në këtë mënyrë mësimdhënia dhe mësimnxënia realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Çelësi për të mësuar një gjuhë të huaj në moshat e vogla, si në kopshte ashtu edhe në kurse gjuhësh, është përdorimi i metodës së duhur për moshën përkatëse.

 

A organizon qendra programe verore?

Po, Clinton Education Center organizon programe verore shumë argëtuese dhe edukative. Gjatë kampit veror, fëmijët kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës duke u argëtuar me lojëra të ndryshme, kërcime, puzzle, art & craft, anglisht dhe aktivitete edukative. Organizojmë ekskursione jashtë ambienteve të qendrës, të gjitha nën vëzhgimin e stafit të kualifikuar. Ky program është një mundësi ideale për të organizuar ditët e verës në mënyrë edukative dhe zbavitëse. Fëmijët e duan shumë kampin veror Clinton.

 

Rruga: “Besim Alla”, Yzberish, Tiranë

Rruga ‘Teodor Keko’, Astir, Tiranë

Cel: 069 293 9325

E-mail: [email protected]

www.clintoneducationcenter.al

Facebook Clinton Education

Instagram clinton_education_center

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top