E vendosur në dy zona të reja të Tiranës, në Yzberisht dhe Astir, Clinton Education është një qendër multifunksionale kursesh e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe kushte optimale për zhvillimin e proceseve mësimore.
Në Clinton Education ofrohen kurse për mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe kurse për kompjuter dhe ICT për fëmijë, matematikë, gjuhë shqipe, pikturë, lëndë shkollore, sipas nevojave specifike të çdo nxënësi.
Irena Ruçi, mësuese e gjuhës angleze me përvojë dhe rezultate të shkëlqyera në fushën e mësimdhënies na rrëfen se në Clinton Education punohet me metodat më të mira, paracaktuar për grupmosha dhe nivele të ndryshme.
Ndër avantazhet e Clinton Education është mundësia për certifikata ndërkombëtare, si ato të Cambridge, TOEFL, IELTS dhe Michigan, të cilat u japin mundësi studentëve të arrijnë standarde ndërkombëtare.
Clinton Education funksionon në verë me programe ideale për të organizuar në mënyrë edukative dhe argëtuese fëmijët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.