Në fokus

June 29, 2016 | 12:39

Irma Libohova: Çfarë ju thotë emri “bambi” në shqip, zotërinj të bashkisë?

Përdorimi në çdo vend, pa vend, i fjalëve të huaja është prej kohësh trend në vendin tonë. Në biseda të zakonshme veshi është normalizuar të dëgjojë dy në tre fjalë të shqiptohen në gjuhë të huaj. Edhe syri të shikojë shëmtinë në emërtime rrugësh, lokalesh…

Irritim me përdorimin pa vend të fjalëve në gjuhë të huaj ka edhe këngëtarja Irma Libohova, e cila përcjell shqetësimin e saj me këtë status në rrjetet sociale.

Ky është kopshti ku jam rritur unë dhe kjo, rruga (K.K.Mema),ku kam jetuar e jetoj. Vila “Tepelena” është e një të afërmi nga babai. 60 vjet ky njeri ruan me fanatizëm identitetin e tij midis Romës me këtë emër shqiptar. Ne këtu, midis Tiranës, bëjmë ç’është e mundur ta humbin identitetin tonë. Çfarë ju thotë emri “bambi” në shqip, zotërinj të bashkisë? Mund të zëvendësoni një emër të huaj me një tjetër të huaj, jo të hiqen emrat shqiptarë. Ky për mua është një shqetësim”, shkruan këngëtarja.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top