Marrëdhënie

October 22, 2018 | 13:31

Ironia dhe humori, çelësi i një marrëdhënie të shëndetshme

Ironia dhe sensi i humorit janë ilaçi i një marrëdhënieje të shëndetshme në çift. Nëse partnerët ndajnë momente të gëzuara dhe pranojnë të tallen me njëri-tjetrin në mënyrë pozitive në të njëjtën masë, kanë tendencën të jenë shumë më të kënaqur nga marrëdhënia e tyre. Këtë gjë përtej eksperiencës jetësore të brezave, tani e thotë edhe një studim i fokusuar mbi këtë temë, i universitetit gjerman, Martin Luther.

Sipas kërkuesve, humori luan një rol të rëndësishëm, por edhe autoironia është po aq e vlefshme në këtë proces. Në këtë mënyrë evitohet ndjesia e talljes dhe lindja e problemeve të tjera të rënda që çojnë në prekjen e personalitetit e më pas në një lidhje problematike. Sipas statistikave mbi qindra çifte heteroseksuale ka rezultuar se ata partnerë që kishin ndërtuar një marrëdhënie me ironi e humor reciprok, ishin më tepër në sintoni me njëri-tjetrin dhe më të kënaqur nga raporti i tyre.

Madje kjo gjë ndikon në mënyrë thelbësore edhe në marrëdhëniet seksuale, ndërkohë që e kundërta ndodh atëherë kur teprohej në masë dhe humori kalonte në tallje apo provokim. Kjo e fundit ka një impakt shumë negativ duke sjellë një pakënaqësi të përgjithshme në çift.

 

Burimi / Klan Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top