Posta

July 11, 2016 | 6:00

Ish-gruaja e bashkëshortit më shqetëson

Si bashkëshortja e dytë e burrit tim përballem shpesh me thashetheme që ish-gruaja e burrit thotë kundër meje. Ajo përdor djalin e tyre. Unë jam njohur me bashkëshortin tim kur ata ishin ndarë prej vitesh dhe ajo ishte e martuar me një tjetër. Nuk e kuptoj përse ka filluar të vërë të birin kundër meje e të atit dhe ajo që më shqetëson është fakti se përse të mos e jetojë gjithsecili jetën e vet në qetësi?

Përgjigjie:Kjo është një situatë e ditëve të sotme për sa kohë dhe divorcet janë rritur shumë. Nuk është e lehtë të menaxhohet një situatë e kësaj natyre, kur sjelljen e tjetrit nuk e kemi në dorë. Por mos u shqetësoni, ju keni në dorë sjelljen tuaj. Me zgjedhjen tuaj, merren parasysh edhe këto rrisqe. Sigurisht që atmosfera nuk bëhet e këndshme kur fëmijët përdoren në situata të kësaj natyre. Vazhdoni të jeni e qëndrueshme, të kuptoni pozicionin tuaj dhe të mos ndjeheni e detyruar të kontrolloni dhe rregulloni sjelljen e ish-bashkëshortes së burrit tuaj. Thjesht, jetoni të sotmen. Në këto raste, shumë prej ish-bashkëshortëve, nuk e kanë të lehtë të pranojnë se marrëdhënia e tyre ka dështuar. Askush nga ne nuk ka qejf të dështojë. Edhe pse e martuar dhe me marrëdhënie të tjera, ISH-marrëdhëniet dhe ISH-partnerët mbeten lidhje të përfunduara pa një fund. Kur ish-partneret ndjehen të kërcënuara nga mendime të kësaj natyre, fillojnë të kalojnë problemet tek ish-bashkëshortët dhe edhe te partneret e tyre të reja. Kur ka dhe fëmijë, bëhet akoma më e vështirë, sidomos kur ju vet të keni fëmijë me bashkëshortin tuaj. Të gjitha këto janë procese të cilat kërkojnë kohë të zgjidhen. Jepini kohën e nevojshme asaj dhe vetes suaj, duke mbajtur një qëndrim jo aktiv, por të kuptueshëm. Reagoni minimalisht, deri sa të mos cenohet integriteti i rehatisë suaj fizike dhe psikologjike. Komunikoni me bashkëshortin dhe ndani gjërat pozitive. Ju nuk mund të kontrolloni sjelljen e tjetrit. Gëzojeni jetën!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top