Mirëqenie

January 26, 2018 | 11:36

Ish-paciente, sot Demi Lovato ofron terapi falas për shëndetin mendor për fansat

Demi Lovato vazhdon të jetë një rrokere që lufton fort për shëndetin mendor përmes punës së saj si këngëtare.

Të mërkurën që shkoi, ajo deklaroi se turi “Tell Me You Love Me” do të përfshijë terapinë në grup dhe biseda motivuese për publikun para nisjes së koncertit. Të gjitha këto shërbime do të ofrohen falas.

demi levatoPraktikisht do të jetë si një seancë terapie para koncertit, dhe të gjithë ne do të kemi folës nga çdo vend që gjithashtu ndihmojnë për bamirësi në të gjithë vendin”, u shpreh Lovato për “Good Morning America”.

Lovato, një bashkëpronare e një qendre për shëndetin mendor dhe trajtimin në Los Angeles, ka qenë vetë paciente në vitin 2011. Këngëtarja në turin e vitit 2016 bashkë me Nick Jonas ka ofruar po ashtu shërbime të ngjashme.

Lovato ka qenë zëdhënëse për shëndetin mendor për shëndetin mendor për vite me radhë, duke treguar përvojën e saj mbi çrregullimin bipolar, varësinë dhe çrregullimet me ushqyerjen si një frymëzuese për punën e saj si mbështetëse. Sipas vlerësimit, 1 në 5 amerikanë të rritur, do të përjetojnë një problem të shëndetit mendor, përgjatë një viti, siç thotë Aleanca Kombëtare për Sëmundjet Mendore.

Aktualisht vuaj nga çrregullimi bipolar, dhe jam shumë e hapur për të folur për këtë gjë, sepse mendoj se shëndeti mendor prek kaq shumë njerëz dhe ne kemi nevojë që ta largojmë këtë stigmë nga vetja”, thotë Lovato.

Mendoj se është shumë e rëndësishme për mua që të përdor zërin tim jo vetëm për të kënduar. Unë e di se sa e rëndësishme është të përdor platformën time për të ndihmuar të tjerët dhe të ndaj historinë time me shpresën se ajo do të frymëzojë të tjerët që gjithashtu të shërohen. Sidoqoftë, unë dua vetëm që t’i bëj njerëzit të kuptojnë që nuk janë vetëm dhe unë jam këtu për ata”.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi https://www.huffingtonpost.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top