Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas identifikimit të një rasti me malarie në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh informues përmes një videoje me epidemiologun e Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku.

Në videon informuese, Simaku shpjegon rastin e identifikuar, shenjat klinike të sëmundjes dhe situatën epidemiologjike në vend. Sipas tij, malaria është një sëmundje infektive që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shfaqet me temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje, dhimbje koke dhe dobësi të përgjithshme.
Pas identifikimit të rastit, ekipet e ISHP-së kanë kryer hetime epidemiologjike në terren, nga të cilat nuk janë evidentuar raste të tjera. Ndërkohë, monitorimi i situatës vijon nga strukturat e shëndetit publik. Ekspertët theksojnë se aktualisht nuk ka arsye për alarm në popullatë, ndërsa nënvizojnë rëndësinë e informimit dhe identifikimit në kohë të simptomave të sëmundjes.
https://www.facebook.com/share/v/1FcgyYikbk/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

