Mirëqenie

August 20, 2020 | 8:14

Issimo Albania, cilësia e bukurisë që duam

Të kapësh shansin, një sentencë që shpesh bëhet udhëheqëse e jetëve tona, aty ku duam të përmirësohemi apo të përvetësojmë një status të ri. Dhe ndodh që kjo inteligjencë emocionale të bëhet udhërrëfyese edhe për bashkëudhëtarë të tjerë të fushës që ke zgjedhur të ndjekësh.

Ky fat apo shans, quajeni si të doni, u takoi me shumë meritë çiftit të shqiptarëve, Etleva dhe Adrian Mitro. Të gjendur në Itali si emigrantë, pas trajnimeve dhe punës 7-vjeçare në Torino dhe Firence zgjodhën që këtë mënyrë bashkëpunimi dhe afirmimi të produkteve me emër ta sillnin edhe në Tiranë. Dhe ja, prej 14 vjetësh, nën markën “Issimo Albania” janë distributorë ekskluzivë të produkteve profesionale për parukeri dhe estetikë, duke sjellë brand-et BB Cosmetics me linjat Innovation Color dhe Ceratin Color, si dhe HP Firenze me linjën Latitude Color. Këto brand-e shpërndahen në 70 vende të botës.

Me hapësirën e tyre mikpritëse me qendër pranë rrugës “Fortuzi”, “Issimo Albania” tregton produkte profesionale me cilësi të lartë, korrektësi dhe çmimet më të mira në treg. Është pikërisht ky trinom vlerash që e bëjnë këtë kompani të jetë më e përzgjedhura ndër distributorë. Si formë shpërblimi “Issimo Albania” realizon disa takime në harkun kohor njëvjeçar. Aty përfshihen konferenca, seminare dhe panaire, si dhe trajnimi i të interesuarve nga distributori dhe fabrika në Tiranë dhe në Itali.

Janë përgjithësisht produkte që i nevojiten një salloni bukurie që nga bojëra flokësh, trajtues, ampulë, eliksir, botoks, detoks dhe My Pleks. Besueshmëri për tregun nga cilësia e tyre, por edhe nga mënyra e të punuarit, “Issimo Albanian” mund ta gjeni jo vetëm në Tiranë, por në disa qytete kryesore të vendit.

Evoluimi i shkencës së bukurisë bën që në panaire të ndryshme bukurie të prezantohen dhe linjat më të fundit të kësaj industrie. Me shumë interes për cilësinë dhe trajtimet, Etleva dhe Adriani thonë se këto evenimente janë shumë të kërkuara, pasi u japin mundësi parukierëve të njihen me risitë e industrisë së bukurisë. Jo vetëm kaq, por ata bëhen aktorë në implementimin e tyre përmes trajnimeve me specialistë të fabrikës apo mjeshtra botërorë që zgjedhin të japin përvojën e tyre edhe në Shqipëri.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top