Këshilla & Arsye

July 16, 2018 | 13:46

Ja çfarë duhet të bëjnë prindërit për të rritur fëmijë të suksesshëm…

Nëse jeni prind apo prisni të bëheni së shpejti, një nga pyetjet më të rëndësishme që mund t’ia bëni vetes është: “Çfarë mund të bëjë për të rritur shanset që fëmija të ketë sukses në jetë?”

Shkencëtarët janë marrë me gjetjen e përgjigjes së kësaj pyetje dhe më poshtë janë gjetjet e tyre.

Hani darkë si familje

Sipas studimeve të fundit të kryera nga Universiteti i Harvardit, fëmijët që hanë me prindërit e tyre të paktën pesë herë në javë kanë shanse shumë më të vogla të abuzimit me substanca, të shtatzënisë gjatë adoleshencës, obezitetit dhe depresionit.

Ata gjithashtu kanë nota më të mira, fjalor më të zgjeruar dhe nivel më të lartë të vetëbesimit.

Puna jashtë shtëpisë

Hulumtimet nga po i njëjti universitet gjithashtu kanë zbuluar se prindërit të cilët nuk punojnë nga shtëpia, por punojnë në vende ku kërkohet prania e tyre larg shtëpisë, janë më të prirë që fëmijët e tyre të bëjnë më shumë para më vonë në jetë.

Koha pa ekrane!

Truri i fëmijëve të vegjël mund të ndryshohet përgjithmonë kur shpenzojnë shumë kohë në pajisje elektronike siç janë telefonat e mençur dhe laptopët. Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandon që fëmijët më të vegjël se 18 muaj të mos shpenzojnë fare kohë para ekraneve.

Ata gjithashtu rekomandojnë që prindërit të krijojnë zona të caktuara në shtëpi si zona ku nuk lejohen pajisjet elektronike – p.sh. mund të mos e lejoni përdorimin e atyre pajisjeve në tavolinën e darkës, në veturë, etj.

Jepuni detyra

Sipas Julie Lythcott-Haims, ish- dekane në Universitetin e Stanfordit, në një video për TED kishte treguar se fëmijët që kryejnë rregullisht punë shtëpie arrijnë sukses më të madh profesional në jetë.

Lexojuni

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se bebet të cilëve u kanë lexuar prindërit rregullisht kanë gjuhë më të mirë dhe aftësi më të mira leximi katër vite më vonë. Gjithashtu, fëmijët që pëlqejnë të lexojnë libra rriten duke u bërë persona që e shijojnë leximin e librave.

Kjo është e rëndësishme sepse fëmijët që lexojnë rregullisht libra kanë nota më të mira sesa tjerët.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top