Këshilla & Arsye

September 2, 2020 | 8:06

Ja çfarë duhet të bëni për të mos u prekur nga “Dëshpërimi i Shtatorit”

Përgjithësisht njihet si “September blues” dhe është një togfjalësh që përdoret për të përshkruar gjendjen e melankolisë, trishtimit, dëshpërimit dhe ankthit që karakterizon shtatorin dhe muajt e tjerë të vjeshtës. Sipas Healthline, pasi mbaron sezoni i plazhit, ditët kanë më pak diell, fillon shkolla, rinis puna dhe vjeshta “troket”, disa njerëz përjetojnë një gjendje ankthi që shoqërohet me mungesë humori.

Zakonisht ndodh çdo vit, por shumë njerëz nuk e kuptojnë se prej nga buron shqetësimi dhe gjendja e tyre. Megjithatë, për sa kohë ndodh çdo vit, është e këshillueshme që të ndërmerren disa hapa të thjeshtë për ta parandaluar.

Simptomat e ankthit të vjeshtës:

  • mungesë humori
  • ankth dhe shqetësim i tepërt
  • nervozizëm
  • plogështi, përgjumje dhe lodhje
  • mungesë interesi për aktivitete të përditshme.

Çfarë mund të bëni:

1. Më shumë dritë: Zgjohuni herët dhe shpenzoni më shumë kohë duke shijuar diellin.

2. Stërvitje: Këshillohen ushtrime të paktën 30 minuta; qoftë edhe ecje e thjeshtë.

3. Dieta: Bëni mirë të ndryshoni dietën. Filloni të shijoni pijet e ngrohta.

4. Filloni diçka të re: Kopshtari, riorganizoni dhomën, kurse online dhe çdo hobi tjetër.

5. Ngjyrat: Në vend që ta lidhni vjeshtën me mendimet negative, përpiquni ta bëni pjesë të ditës suaj. Shtoni aksesorë me ngjyra të sezonit.

6. Nëse nuk funksionon asgjë, kërkoni ndihmë të specializuar.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top