Këshilla & Arsye

March 17, 2020 | 8:08

Ja çfarë duhet të dinë gratë shtatzëna për koronavirusin

Deri në këto momente nuk ka asnjë provë që tregon se virusi ndikon tek nënat shtatzëna. Ekspertët besojnë gjithashtu se infeksioni nuk kalon nga nëna tek foshnja përmes placentës.

Koronavirusi dhe shtatzënia

Është e natyrshme që gratë shtatzëna të shqetësohen për koronavirusin. Në fund të fundit foshnjat mendohet se janë më të rrezikuar nga sëmundjet virale, për shkak të ndryshimeve në fiziologji dhe sistemin imunitar.

Jessica Madden, drejtoreshë mjekësore e Aeroflow Breastpumps, një kompani me pompa gjiri, thotë se gratë që kanë grip gjatë shtatzënisë, kanë një rrezik më të madh që fëmijët të kenë pneumoni në të ardhmen. Ajo shpjegon se sëmundjet virale si gripi shoqërohen me një rrezik të shtuar për aborte, defekte në lindje, peshë të ulët të lindjes dhe komplikime të tjera të shtatzënisë. Shkencëtarët nuk e dinë nëse COVID-19 mund të ketë një trend të njëjtë, por hulumtimet paraprake nuk tregojnë të njëjtën gjë.

Një raport nga Misioni i Përbashkët i Organizatës Shëndetësore-Kinë, botuar në mes të shkurtit të këtij viti, analizoi 147 gra shtatzëna me koronavirus. Ata zbuluan se 8% e rasteve konsideroheshin “të rënda” dhe 1% ishin “kritike”. Këto shifra duken të krahasueshme me statistikat edhe për gratë që nuk janë shtatzënë.

Sidoqoftë, Madden thekson se nevojiten më shumë informacione përpara se të kemi një rezultat fillestar. Sipas mjekes kjo është disi e besueshme sepse dy koronaviruset e tjerë si SARS-i dhe MERS-i që kanë shpërthyer vitet e kaluara, janë shoqëruar me sëmundje dhe vdekshmëri të madhe tek gratë shtatzëna.

Por ekspertët thonë se koronavirusi i ri ka tendencë të prekë më së shumti njerëzit e moshuar dhe ata që kanë sëmundje të tjera. Kjo do të thotë që gratë të cilat vuajnë nga sëmundje të tjera gjatë shtatzënisë, mund të jenë të prekura.

A ndikon koronavirusi në fetus?

Këtu është një pjesë tjetër e lajmeve të mira për gratë shtatzëna. Hulumtimi paraprak i botuar në revistën “The Lancet” sugjeron që COVID-19 nuk kalon nëpër placentë. U studiuan nëntë gra që lindën natyralisht dhe zbuluan se asnjë nga foshnjat nuk testoi pozitive për koronavirus. Ata gjithashtu ishin shumë të shëndetshëm pas lindjes.

“Deri më tani, gjaku i kordonit të kërthizës, lëngu amniotik dhe mostrat e qumështit të gjirit nga gratë me koronavirus, nuk kanë ndikuar tek foshnjat,” thotë Madden.

Por, nuk ka asnjë hulumtim që tregon sesi koronavirusi ndikon në fetus më herët gjatë shtatzënisë. Ethet e larta në tremujorin e parë janë shoqëruar me defektet e lindjes, thonë ekspertët.

Duke marrë raportet e mëparshme gratë me SARS dhe MERS raportuan humbje shtatzënie dhe sëmundje tek fëmijët, kështu që është e mundur që rreziqet të rriten edhe për koronavirusin. Për më tepër, të dhënat kanë treguar se nënat që kanë rezultuar pozitive me COVID-19, kanë pasur lindje të parakohshme.

A kalon koronavirusi nëpërmjet qumështit të gjirit?

Asnjë studim shkencor nuk është kryer për koronavirusin dhe qumështin e gjirit. Ekspertët tregojnë se nënat me koronavirus duhet të vazhdojnë të japin qumështin e gjirit foshnjave të tyre, kjo për shkak se ushqyerja me gji ofron shumë përfitime si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Megjithatë, ata shpjegojnë se nënat mund ta kalojnë koronavirusin tek foshnjat përmes spërklave të kollitjes dhe teshtitjes. Këto pika mund të futen në sy, hundë ose gojën e foshnjës dhe të shkaktojnë infeksion. COVID-19 nuk ka rezultuar me komplikime të rënda për foshnjat, por nënat që janë me COVID-19 dhe ushqejnë me gji bebet duhet të marrin masa.

Si të parandaloni transmetimin e koronavirusit?

Nëse jeni shtatzënë ose nënë e re, shmangni udhëtimet në vendet me përhapje të madhe të koronavirusit dhe mos ndërveproni me këdo që është i ekspozuar ndaj sëmundjes.

“Praktikat themelore të inkurajuara për mbrojtje nga çdo infeksion i frymëmarrjes mbeten të vlefshme. Qëndroni në shtëpi nëse jeni i sëmurë (dhe inkurajoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë), mbuloni fytyrën kur kolliteni ose teshtini, përdorni letra njëpërdorimshme dhe hidhni ato menjëherë pas përdorimit,” thotë Charles Bailey, drejtor mjekësor për parandalimin e infeksionit në Spitalin St. Joseph në Orange County, Kalifornia. Dr. Bailey rekomandon gjithashtu të lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.

Unë jam shtatzënë dhe mendoj se kam coronavirus çfarë të bëj tani?

Nëse po shfaqni simptoma të koronavirusit (kollë, ethe, gulçim), këshillohuni menjëherë me mjekun tuaj.

“Nëse nuk jetoni në një zonë me shumë përhapje të koronavirusit, simptoma të tilla do të ishin shumë më të predispozuara të shkaktohen nga gripi ose një infeksion tjetër viral,” thotë Dr. Bailey.

Edhe kështu, simptomat e frymëmarrjes duhet të merren seriozisht, pasi ato mund të sjellin pasoja negative për shtatzëninë.

“Është gjithashtu e rëndësishme për gratë shtatzëna me koronavirus të planifikojnë lindjen në spital për shkak të rrezikut, për të pasur komplikime nga virusi (si pneumonia). Të porsalindurit gjithashtu duhet të monitorohen nga afër për zhvillimin e simptomave virale pas lindjes,” thotë Madden.

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top