Ju asnjëherë nuk mund ta dini se për çfarë do t’ju pyes intervistuesi. Gjithashtu nuk e dini se sa do të zgjasë ky proces. Megjithatë, një gjë është e sigurt se në intervistë ju do të duhet të prezantoni veten, prandaj pse të mos përgatiteni paraprakisht?
Përpiquni të keni një fjalim të ngjeshur
Prezantimi juaj le të jetë gjallërues dhe i ngjeshur. Mos e zgjatni më shumë se 10 minuta, pasi nuk është nevoja t’u tregoni gjithë historinë e jetës intervistuesve. Mbani mend që intervistuesit nuk kanë kohë të shpenzojnë nga një orë me secilin kandidat.
Fokusoheni vetëm në informacione relevante
Intervistuesi kërkon vetëm informacione relevante që i dëshmojnë atij se jeni personi adekuat për kompaninë. Prandaj, mos i jepni informacione që nuk kanë të bëjnë me kompaninë.
Mos bëni shaka
Asnjëherë mos tregoni një barsoletë para intervistuesve. Ai apo ajo nuk do të jetë i interesuar ta dëgjoj atë dhe do të mendoj se është vetëm humbje kohe. Veç kësaj, do të dëshmoni se nuk jeni person serioz për kompaninë.
Buzëqeshni
Vetëm sepse jeni në një intervistë kjo nuk do të thotë se nuk mund të buzëqeshni. Pavarësisht nëse është biznes serioz, ju duhet të buzëqeshni kur e kërkon situata, pasi kjo do t’ju liroj nga tensioni dhe do t’ju bëj të ndjeheni më mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.