Këshilla & Arsye

May 13, 2020 | 8:14

Ja çfarë duhet të kini parasysh nëse keni nisur stërvitjen në natyrë

Mbajtja e trupit në formë dhe heqja e kileve të marra gjatë izolimit, duket se është një përparësi për shumë individë, pas lehtësirave të vendosura në lidhje me lëvizjen.

Për shkak se palestrat janë të mbyllura, individët po preferojnë stërvitjen në natyrë. Ajo çfarë duhet të keni parasysh është se distanca sociale është ende mjaft e rëndësishme, prandaj duhet të shmangni kontaktin me njerëzit.

Që stërvitja juaj të japë rezultat, duhet të shmangni veshjet e trasha, apo të rënda që ju bëjnë të djersiteni shumë. Tani që temperaturat po rriten, duhet të keni kujdes ta mbani veten të hidratuar. Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës dhe gjithashtu mund të konsumoni dhe lëngje para dhe pas kthimit nga stërvitja.

Ideale do të ishte stërvitja herët në mëngjes, kjo si një mënyrë për të shmangur temperaturat e larta, por edhe për të shijuar freskinë dhe qetësinë e mëngjesit. Duhet të keni parasysh që në dietën tuaj ushqimore të përfshini sa më shumë fruta dhe perime.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top