Këshilla & Arsye

March 16, 2018 | 14:47

Ja çfarë duhet të mbajmë parasysh për depresionin e fëmijëve

Depresioni tek fëmijët nuk trajtohet si sëmundje, por diçka e tillë duhet të fillojë. Sipas një studimi të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Kaliforni, rezulton se 1 në 20 fëmijë është në depresion. Ndarja e prindërve, bullizmi, mungesa e dashurisë, mungesa e vetëvlerësimit e shumë të tjera mund të behën shkak për depresionin e fëmijëve.

Depresioni mund të trashëgohet

Studimet tregojnë se 25% e fëmijëve që kanë një prind me depresion kanë shumë gjasa të preken nga kjo sëmundje. Tek ata që i kanë të dy prindërit, rreziku rritet me 75%. Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh kjo, por mendohet se këta fëmijë kanë një cënueshmëri gjenetike, e cila përkeqësohet në një mjedis stresues.

Shpesh shoqërohet nga probleme të tjera

Përafërsisht 40% e fëmijëve me depresion vuajnë gjithashtu nga çrregullime të ankthit, çrregullime në të mësuar etj. Simptomat mund të mbivendosen dhe e bëjnë më të vështirë trajtimin.

Ndjeshmëria tek fëmijët është më e lartë

Dallimi më i madh mes simptomave të të rriturve dhe fëmijëve është se të rriturit mund të jenë thjesht të trishtuar e të tërhequr, ndërsa fëmijët mund të kenë shpërthime të forta.

Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm ndihmojnë në tejkalimin e depresionit

Depresioni për një kohë të gjatë i patrajtuar mund të ndryshojë formën e trurit, për shembull tkurret hipokampusi, i cili ndihmon në rregullimin e emocioneve. Nuk është çudi nëse një fëmijë i prekur nga depresioni nuk do të jetë mirë me mësime, mund të abuzojë me substanca të dëmshme, ose në rastet më serioze të dëmtojë veten deri në vetëvrasje.

Prandaj, nëse dyshoni se fëmija juaj vuan nga depresioni çojeni sa më parë te mjeku.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top