FB

October 3, 2023 | 8:20

Ja çfarë i tërheq insektet drejt teje

Pickimet e insekteve mund të jenë shumë të bezdisshme dhe në përgjithësi nuk japin shqetësime më të mëdha se pak kruajtje dhe skuqje. Nëse picikimi shtrihet në rreth dhjetë centimetra, ne jemi në prani të një reaksioni të lehtë alergjik ndërsa kur ndodhin simptoma më serioze si nxitimi, kruajtja në të gjithë trupin, të vjellat, vështirësitë e frymëmarrjes dhe humbja e ndërgjegjes, është mirë të vraposh menjëherë në urgjencë.

Këshilla për të shmangur picikimet është të veshësh rroba të lehta, jo shumë shumëngjyrëshe; Jo parfumeve që tërheqin bletët dhe insketet dhe mos ecni pa këpucë në bar. Gjithashtu është mirë të udhëtosh me dritaret e mbyllura në makinë, ndërsa nëse udhëtojmë me motoçikletë dhe skuter është më mirë të mbulohesh siç duhet.

Një tjetër masë paraprake ka të bëjë me plehrat: gjithmonë mbyllni mbeturinat për të mos gjetur surpriza të pakëndshme dhe mos harroni të mbuloni mirë ushqimin nëse na ndodh të hamë jashtë, ndoshta në një piknik.

Nëse të gjitha këto këshilla nuk janë të mjaftueshme dhe bletët, grerëzat dhe insektet ju kanë zgjedhur si miqtë e tyre më të mirë, atëherë ne mund t’i drejtohemi ilaçeve natyrale shumë efektive si uthulla, limoni, akulli, qepa, hudhra, basili apo patatet.

Nëse jeni të fiksuar pas mushkonjave, do të jeni të kënaqur të dini se brenda pak vitesh ato nuk do të pickojnë më (dhe kjo është arsyeja e pabesueshme).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top