Truri i femrave mund të ndryshojë pak çdo muaj, për shkak të ciklit të tyre menstrual. Sipas një studimi, truri i femrave zmadhohet në vëllim gjatë kësaj periudhe.
Hulumtuesit analizuan të dhënat e trurit të 30 femrave, që u skanua disa ditë gjatë dy cikleve menstruale. Gratë përjetojnë luhatje të hormoneve gjatë një muaji, të cilat bëhen më të dukshme mes ditëve jopjellore dhe pjellore. Ndryshimi i nivelit të estrogjenit, sipas studiuesve, ndikon edhe në hipokampus, në zonën e trurit e cila është e rëndësishme për kujtimet, humorin dhe emocionet. Ata ekzaminuan nivelet e estrogjenit në gjak, por bënë edhe skanime MRI të trurit, për të matur volumin e rajoneve të ndryshme të trurit të çdo gruaje. Studimi tregoi se me rritjen e niveleve të estrogjenit, hipokampusi zmadhohej në vëllim.
“Është e paqartë se si këto ndryshime mujore në vëllim mund të ndikojnë në jetën e përditshme të femrave, por hulumtuesit dyshojnë se këto ndryshime të trurit tndikojnë në sjelljen e tyre”, tha Claudia Barth, autorja kryesore e studimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.