FB

December 26, 2024 | 7:01

Ja çfarë ndodh me trurin tuaj, kur përfundon marrëdhënia e dashurisë

Akti i rënies në dashuri është një proces kimik që mund të na bëjë të përjetojmë episode të tepruara të lumturisë, por kur dashuria mbaron, mund të ndryshojë kiminë e trurit dhe të shkaktojë një gjendje të ngjashme me çmendurinë.

Studimet kanë treguar se dashuria mund të krijojë varësi si droga:

Kjo është e drejtë sepse kur je me të dashurin, truri liron dopamin, shkakton kënaqësi intensive gjatë fillimit të marrëdhënies. Megjithatë pas katër vjetësh, personi mësohet që t’i marrë këto nivele dopamine dhe intensiteti në nivele më të vogla.

Kur përfundon dashuria, prodhimi i kësaj substance zvogëlohet në sasi mjaft të madhe dhe personi mund të kalojë nëpër një periudhë të ngjashme me varësinë nga droga.

Kjo ndjenjë e prodhuar nga nevoja e trurit për dopamin, përkthehet në “nevojën” e personit tjetër, sepse bëhet “burim” i substancës që shkakton kënaqësi dhe lumturi. Por jo të gjitha lajmet janë të këqija, sepse me kalimin e kohës trupi përdor nivelet normale të dopaminës dhe ndjenja e boshllëkut që shkakton distanca e të dashurit përfundon.

Edhe pse i njëjti proces përjetohet në të gjitha marrëdhëniet, në rastin e çifteve që qëndrojnë së bashku, në tru çlirohen oksitocina dhe vazopresina, të cilat ndihmojnë çiftin të përqendrohet në planet afatgjata dhe të zhvillojë një marrëdhënie më racionale që nuk varet nga lidhja e tepruar.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top