Mirëqenie

August 3, 2017 | 10:44

Ja çfarë nuk dini për vajin!

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

– Kur skuqni patate ? në tigan apo fritezë dhe nuk doni që të mbajë e gjithë shtëpia era vaj të skuqur, hidhni në vaj disa pika esencë vaniljeje dhe era e keqe do të zhduket si me magji. Nëse nuk keni esencë vaniljeje, në vend të saj mund të përdorni kërcej majdanozi, të cilët i vendosni në tigan apo fritezë.

– Që vaji të mos kërcasë gjatë skuqjes, hidhni fillimisht pak kripë ose miell në tigan dhe pastaj ushqimet që doni të skuqni.

– Që peshku ?? të mos ngjitet në tigan, hidhni kripë në vajin që përdorni për të skuqur peshkun.

– Në qoftë se e harroni tiganin me vaj në sobë të ndezur dhe merr flakë, mos i hidhni ujë për ta shuar, pasi do ta bëni më keq gjendjen. Përpiquni t’i shuani flakët me një kuvertë të vjetër. Nëse do arrini ta lagni kuvertën, akoma më mirë. Mos harroni, nuk duhet t’ju pushtojë paniku.

– Për t’u siguruar se vaji që përdorni për skuqje është i mirë dhe nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj, duhet të mësoni disa “sekrete” të vogla rreth tij.: vaji nuk duhet të nxjerrë tym kur nxehet, as të nxjerrë flluska. Gjithashtu, nuk duhet të jetë i turbullt.

– Nëse bie vaj në shesh, nuk duhet ta lajmë me leckë të lagur dhe as me kovë me ujë.
Por hedhim miell mbi vaj, e lëmë pak kohë, pastaj e pastrojmë me një letër kuzhine dhe në fund lajmë sheshin.

– Për të larguar yndyrnat nga tigani apo tenxherja pas skuqjes, të cilat nuk pastrohen kur i lajmë si zakonisht, duhet që aty brenda të ziejmë ujë me miell dhe yndyrnat do të largohen të gjitha.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top