Në fokus

August 3, 2017 | 10:38

Ndëshkimi fizik në moshë të vogël mund të shkaktojë probleme të mëdha në jetë

Ndëshkimi fizik jo vetëm është një mënyrë joefektive për të disiplinuar, por në të vërtetë  ka efekt të kundërt.

1

Një studim 50-vjeçar i mbi 150,000 fëmijëve lidhi ndëshkimin trupor me agresion, sjellje antisociale, probleme të shëndetit mendor, vështirësi njohëse dhe vetëbesim të ulët.

Duke përdorur anketat, vizitat në shtëpi dhe intervistat e mësuesve, shkencëtarët zbuluan se fëmijët afrikano-amerikanë që përjetonin dënime të rënda në moshën 15 muajshe, kishin më shumë gjasa të tregonin sjellje më agresive dhe delikate nga klasa e pestë.

“Gjetjet tona tregojnë se si prindërit i trajtojnë fëmijët e tyre në një moshë të vogël, veçanërisht fëmijët afrikano-amerikanë, ndikon dukshëm në sjelljen e tyre”, tha për ScienceDaily, Gustavo Karlo, Profesor i Diversitetit në MU dhe drejtor i Qendrës MU për Politikat dhe Kërkimet Familjare.

“Është shumë e rëndësishme që prindërit të përmbahen nga ndëshkimi fizik, pasi mund të ketë ndikime afatgjata. Nëse duam të ushqejmë sjellje pozitive, të gjithë prindërit duhet të mësojnë një fëmijë se si të rregullojë sjelljen në moshë të vogël”.

Përqendrohuni në vendosjen e rregullave të qarta dhe krijimin e një lidhje të fortë prind-fëmijë, këshillon psikologja Dr. Vanessa Lapointe.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top