Të rritësh fëmijë me personalitet të fortë, të përgjegjshëm, nuk do të thotë që ata nuk do të jenë kurrë të mërzitur, nuk do të qajnë, por do të dinë të përballojnë situatat e vështira. Disa sjellje dhe qëndrime të prindit, ndikojnë shumë në personalitetin e fëmijës.
Ja disa këshilla për të rritur fëmijë të përgjegjshëm.
Mos i mësoni me idenë e të qenit viktima
Mësojini fëmijës se refuzimi, dështimi e padrejtësia janë pjesë e jetës. Ata duhet të vazhdojnë, jo të viktimizohen përpara këtyre ndodhive.
Mësojini të thonë jo
Mos e mësoni fëmijën të pranojë gjithçka që i thonë vetëm sepse mund të ndihet fajtor. Në këtë mënyrë, fëmija juaj në të ardhmen do të bëjë gjithçka që i kërkojnë të tjerët. Tregojini se disa vendime duhen marrë edhe nëse ndihen fajtorë.
Mos i bëni qendrën e universit
Nëse gjithë jeta juaj do të rrotullohet rreth fëmijëve, atyre do t’ju krijohet ideja se të gjithë duhet të kujdesen për ta. Mësojini me detyra e angazhime.
Lërini të përballen me frikën
Nëse i mbani fëmijët brenda një flluske mbrojtjeje, do t’ju kurseni shumë ankth dhe stres, por do t’i bëni ata të paaftë të përballen me jetën. Duhet t’i mësoni se e vetmja mënyrë për të tejkaluar frikën është që të marrësh guximin t’i dalësh përballë.
Mos i jepni shumë pushtet
Nëse është fëmija që vendos se çfarë do të hani për darkë, ku do të shkoni me pushime, në fakt ju po i jepni më shumë pushtet se kapaciteti i tyre. Jepini fëmijës detyra të vogla, por gjithmonë duke ruajtur hierarkinë në familje.
Mos prisni përsosmërinë
Të kesh pritshmëri ndaj fëmijës është diçka pozitive, por mos prisni gjithmonë përsosmërinë sepse kjo e vë fëmijën nën presion dhe e dëmton atë.
Mos i lejoni të shmangin përgjegjësitë
Nëse e mbështesni fëmijën kur largohet nga shkolla, kur nuk bën detyrat, kjo gjë mund ta joshë për momentin, por nëse i lini të bëjnë detyrat që u përkasin, ata do të fitojnë forcën mendore për të qenë qytetarë të përgjegjshëm.
Mos ngatërroni disiplinën me dënimin
Dënimi do të thotë ta bësh fëmijën të vuajë për një gabim, ndërsa disiplina ka të bëjë me mësimin e tyre si të veprojnë më mirë në të ardhmen.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.