Për shumë shenja të Horoskopit, nëntori do të sjell ndryshime të mëdha. Shumë planete, nisur që nga Afërdita e deri tek Urani, do të ndikojnë në shenjën tuaj.
3 nëntor – Neptuni te Peshqit
Muaji nis me Neptunin te Peshqit, i cili bashkëpunon me Afërditën, për të sjellë lidhje më të bukura dhe kuptimplota. Gjatë kësaj jave, mund të ndiesh marrëdhëniet që rikuperohen dhe shërohen nga gabimet e së shkuarës, gjithashtu, mund të vësh re që do të kesh një qasje më empatike ndaj problemeve të të tjerëve.
4 nëntor – Mërkuri në Akrep ndërvepron me Uranin në Dem
Kjo do të sjellë ca email-e apo mesazhe krejt të papritura, nga njerëz që i takojnë së shkuarës. Përgjigju siç dini ju.
8 nëntor – Afërdita hyn në Peshore
8 nëntori sjell më shumë qëndrueshmëri në financat e tua, kur Afërdita hyn te Peshorja e balancuar. Do të kesh më shumë harmoni në këtë sektor, madje, mund të marrësh vesh lajmin se do të kesh një rritje në detyrë, apo rritje page. Mundësi dhe projekte të reja do të shfaqen rreth kësaj date.
9 nëntor – Mërkuri hyn në Shigjetar
Mërkuri, planeti i komunikimit dhe informacionit, hyn në Shigjetar më 9 nëntor, duke të motivuar që të diskutosh çështje që lidhen me karrierën dhe jetën tënde personale. Mund të përjetosh edhe pak nostalgji për njerëz dhe tematika të së shkuarës.
11 nëntor – Marsi në Akrep kundërshton Uranin në Dem
Dy planete do të kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe sigurisht që ti do të ndikohesh. Mendohu mirë para se të flasësh, sepse jo gjithnjë mund ta kthesh mbrapsht atë që ke thënë. Gjithashtu, duhet të propozosh ide inovative, nëse të kërkohen. Mendo gjatë dhe në mënyrë praktike.
13 nëntor – Hëna e re në Akrep
Hëna e re në Akrep kërkon që ti të punosh më shumë me mendësinë tënde. Si i drejtohesh vetes? Ç’i thua? Mos i ke vendosur limite mendjes tënde? Si të dalësh nga zona e rehatisë? Kjo ngjarje qiellore është një mundësi e re që të pastrosh mendjen tënde nga mendimet negative.
17 nëntor – Dielli dhe Marsi në Akrep
Dielli dhe Marsi, të dy në Akrep do të takohen në të njëjtën pikë në qiell, që të të rikujtojnë ty se sa e rëndësishme është të njohësh fuqinë dhe pikat e tua të forta. Ti do të kesh mundësi të forcosh barrierat e tua me njerëz që thjesht i shkelin ato, gjithashtu, kjo ditë sjell edhe një fillim të ri – ndoshta do të mësosh diçka të re, do të marrësh një propozim, do të nënshkruash një kontratë, ose do të ndjekësh një pasion.
22 nëntor – Nis sezoni i Shigjetarit
Sezoni i Shigjetarit është në prag dhe kjo do të thotë se do të ndiesh nevojën për aventura të reja. Mund ta kapësh veten duke parë bileta avioni, fluturime, ose duke ushqyer mendjen dhe zemrën me gjëra që vërtet të pëlqejnë.
27 nëntor – Hëna e plotë te Binjakët
Hëna e plotë te Binjakët, do të të sjellë shpërblime dhe meritat e duhura për përkushtimin tënd. Bëj pak pauzë dhe ngadalëso, pasi duhet të ruash energjitë për të zgjidhur disa probleme dhe dinamika me familjen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.