Marrëdhënie

October 6, 2018 | 11:44

Ja cilat janë disa nga llojet e vajzave beqare… E gjeni veten në ndonjë prej tyre?

Kushdo ka mënyra të ndryshme të konceptimit të një lidhjeje, ashtu siç ka edhe mënyra të ndryshme për të krijuar një marrëdhënie. Për këtë temë mund të shkruhet një libër i tërë, por në fund, gjithçka varet nga individi dhe mundësitë që i krijon vetes secili nga ne për të pasur një partner në jetë… Asnjëherë nuk e di nëse është i duhuri. Cilat janë disa nga llojet e vajzave beqare?

Krijon lidhje të njëpasnjëshme

Është fiks përcaktimi që mund t’i bëhet, sepse pas një lidhjeje, fillon menjëherë një tjetër. Del me çdo djalë, duke menduar se secili prej tyre është më i mirë i fundit. Ajo dashurohet me çdo mashkull që del, por vazhdimisht ankohet se ndihet e vetmuar.

Skeptikja

Kjo “single” ka frikë nga hija e vet. Nëse dikush shpreh për të çdo lloj interesi, ajo menjëherë mendon se “ra brenda”. Nuk i beson askujt, ndaj edhe marrëdhëniet e saj janë shumë të shkurtra dhe të parëndësishme. Tingëllon shumë e dëgjuar, por për të ka një këshillë: Jepi një shans vetes. Mundet që skepticizmi të kthehet në optimizëm.

Romantikja

Në një moment të gjithë ata që janë romantikë të pashpresë mund të ndihen fajtorë. Mendimi për të pasur princin e ëndrrave që të ulet në gjunjë është ëndërr për çdo vajzë. Por për këtë vajzë, nuk është ëndërr, është realitet të cilin ajo vazhdon ta presë çdo ditë. Në fakt, ajo është një Hirushe e gjallë dhe refuzon të pranojë çdo lloj fundi, sepse gjithmonë ka në mendje një përrallë zanash. Pse jo? Çdo vajzë e meriton, në fakt.

E dëshpëruara

Ashtu si vajza e lidhjeve të njëpasnjëshme, kjo është vajza që nuk do të ketë asnjë shans, për arsye nga më të ndryshmet. Ajo ka tendencë të besojë se lumturia mund të vijë vetëm nga një lidhje, por nuk bën asgjë për të provuar. E frikshme. Ndërkohë, nuk bën asgjë për të pasur të dashur, për të pasur një marrëdhënie, edhe nëse i duhet të sakrifikojë për të qenë e lumtur. Ironike apo jo?

Shpirti i lirë

Kjo vajzë është unike. Ajo bën gjithmonë atë që do, kur e do dhe si e do. Edhe pse për disa, ajo duket se është gjithmonë e lumtur dhe misterioze, për të tjerë mund të duket e pabesueshme dhe aspak serioze për mënyrën se si e jeton jetën. Vazhdo si e ke nisur, e dashur!

Neglizhente

Është e edukuar, tërheqëse, e orientuar në karrierën e saj, e shijon jetën në çdo moment dhe është akoma beqare. Pse? Sepse zgjedh gjithmonë djemtë e gabuar. E pranon të vërtetën e saj, por mendon edhe që meshkujt janë mediokër. Provon, por gjithmonë zgjedh të gabuarin. Ka diçka që nuk shkon këtu apo jo?

E përpiktë

Kjo është vajza që kronometron gjithçka nëpër takime. Vendos të lidhet me dikë, duke pasur vetëm një gjë në mendje: martesën. Rrallë shpenzon kohë me një mashkull që nuk është gati për të vendosur unazë. Ka një plan 5-vjeçar në kokë dhe nëse ai nuk është në të njëjtën linjë me të… koha mbaroi.

E pavarur

Kjo vajzë nuk luan lojëra. Është komplet e pavarur dhe nuk do t’ia dijë për askënd. Pëlqen shumë jetën e saj profesionale, e di çfarë do dhe si mund ta fitojë. Ka një personalitet të fortë dhe shumë shpesh mund të jetë e ashpër me meshkujt. Por nëse ia gjen pikat e dobëta, ajo do të jetë e duhura.

 

Burimi / Intv.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com