FB

July 22, 2022 | 9:50

Ja cilat janë pikat e forta dhe të dobëta gjatë një interviste pune, që duhen patur parasysh

Duke vënë në dukje pikat tuaja të forta dhe të dobëta është një nga momentet më të pritura gjatë një interviste pune. Shumë kandidatë refuzohen për shkak të përgjigjeve të tyre, ndaj të gjithë duhet të dimë se si t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje.

Pikat kryesore të një interviste pune

Puna ekipore

Të dish se si të punosh si ekip është një forcë që çdo kompani e vlerëson te punonjësit e saj.

Kreativiteti

Kreativiteti është aftësia e një personi për të pasur ide të reja origjinale. Ide që lehtësojnë menaxhimin e kompanisë, rrisin zhvillimin e saj ose e drejtojnë atë drejt suksesit.

Specialiteti

Të kesh një kompetencë specifike, praktike apo teorike, është një vlerë e shtuar për një kompani.

Organizimi

Organizimi është një aftësi që çdo punëdhënës e vlerëson. Pavarësisht nëse është duke punuar me publikun ose në distancë, organizimi mund të funksionojë në favorin tuaj.

Dobësitë kryesore në një intervistë pune

Teprica e përsosmërisë

Teprica e përsosmërisë mund të përshkruhet si vëmendje e madhe ndaj detajeve deri në pikën që një detyrë konsiderohet e përfunduar për sa kohë që plotëson disa kritere personale.

Ekstraversion ose introversion i madh

Të dy personalitetet nuk janë të favorshme për punën në grup.

Vështirësi në delegimin e punës

Shumë njerëz e kanë të vështirë të delegojnë punën. Perfeksionizmi i tyre ose mosbesimi ndaj performancës së të tjerëve mund t’i shtyjë ata të dëshirojnë t’i kryejnë të gjitha detyrat vetë.

Padurimi

Padurimi është një tjetër dobësi gjatë një interviste pune. Megjithatë, ne mund ta përdorim atë në favorin tonë. Për shembull, duke thënë se jeni të padurueshëm për të përfunduar një projekt sepse hyni në një harmoni të tillë me të sa nuk mund të prisni që ai të shohë dritën.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top