FB

February 28, 2022 | 8:35

Ja cili do të ishte propozimi perfekt për Jennifer Lopez!

“Më pëlqejnë shfaqjet publike gjatë romancave, por nuk e di a do të më pëlqente një propozim i tillë”, citohet të ketë thënë Jennifer në intervistën e saj të fundit.

g4qud36ig5ck3bxwkowhdwks34

“Bennifer”, siç quhen gjerësisht nga fansat në mbarë botën, nuk kanë turp ta shfaqin dashurinë e tyre publikisht – ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre muajve – duke u dhënë fansave momente nga jeta dhe marrëdhënia e tyre.

Por, Jennifer Lopez, së fundmi ka zbuluar se cili do të ishte propozimi i ëndrrave për të. Dhe jo, nuk përfshin shfaqje publike, dhe as ndonjë ceremoni të madhe. Ajo do thjesht diçka intime mes të dyve. Këngëtarja 52-vjeçare, bëri një paraqitje në emisionin radiofonik Heart FM, ku foli për atë që mendon se është një “Propozimi perfekt për martesë” dhe mendimet e saj për PDA. “Më pëlqejnë shfaqjet publike të romancës, por nuk e di nëse do të më pëlqente një propozim i tillë. Mendoj se kjo është një gjë më intime mes dy njerëzve, por nuk kam asnjë problem me PDA-në”, citohet të ketë thënë ajo.

995816-ben

Nëna e dy fëmijëve, e cila është martuar tri herë më parë, tha gjithashtu se propozimi për martesë është një “gjë e shenjtë, intime” që duhet të jetë vetëm mes dy personave. “Kur jeni gati t’i premtoni jetët tuaja njëri-tjetrit, kjo është një ngjarje e madhe. Aty kuptoni se duhet të krijoni pak privatësi, sepse fundja është edhe më e shëndetshmë për lidhjen tuaj. Është kaq e bukur kur ndonjëherë jemi larg syve të të gjithëve, dhe shijojmë njëri-tjetrin, qoftë edhe me një shëtitje.”- përfundon ajo.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi indianexpress.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top