Këshilla & Arsye

February 15, 2018 | 14:56

Ja disa truke për t’u dukur bukur gjatë shtatzënisë

Trupi i femrave pëson një sërë ndryshimesh gjatë shtatzënisë. Për këtë arsye, disa detaje kanë nevojë për kujdes specifik, duke iu përshtatur kushteve në të cilat jeni.

Ja çfarë duhet të keni parasysh për të trajtuar:

Celuliti gjatë shtatzënisë

Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, celuliti në trupin tuaj mund të bëhet shumë i dukshëm dhe është mirë që të trajtohet. Megjithatë duhet të tregoni kujdes të mos përdorni trajtime që krijojnë nxehtësi, sepse kjo nuk është e përshtatshme gjatë shtatzënisë. Është mirë të konsultoheni me gjinekologun përpara çdo lloj trajtimi.

Vajrat bimorë

Vajrat bimorë, të pasur me lëndë ushqyese janë shumë efektivë kundër tharjes së lëkurës dhe parandalimit të të çarave e strijave.

Ndryshimet që pësojnë flokët gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë flokët janë në gjendjen e tyre më të mirë, sepse prodhimi i hormoneve i bën ato të shndritshme e të forta. Duhet pasur kujdes të trajtohen pas lindjes, sepse mund të humbasin bukurinë.

Deodoranti

Dodoranti që përdorni gjatë shtatzënisë duhet të jetë pa alkool dhe t’i përshtatet më së miri lëkurës suaj, pasi në këtë periudhë ajo është më e ndjeshme dhe mund të acarohet shumë shpejt.

Ënjtja

Pesha e barkut, ngadalësimi i qarkullimit të gjakut, mungesa e aktivitetit fizik mund të shkaktojnë akumulimin e lëngjeve që krijojnë ënjtje, sidomos në këmbë. Mënyra më e thjeshtë për t’u qetësuar nga ky problem është të mbani këmbët në ujë të ftohtë.

A duhet të bëjmë aktivitet fizik gjatë shtatzënisë?

Është e rëndësishme të bëni ushtrime të lehta fizike për të mbajtur muskujt në formë, të aktivizoni qarkullimin e gjakut e të furnzioni indet me oksigjen.

Këshilla kryesore për hidratimin e lëkurës

Bukuria dhe shëndeti i lëkurës varen nga furnizimi i duhur me ujë. Për këtë arsye duhet të pini sa më shumë ujë si dhe të aplikoni maska trajtuese për hidratimin e lëkurës.

Masazhet

Duke i bërë ato me krem të pasur me vlera ushqyese, gjalpë ose vaj bimor, jo vetëm do t’ju dhurojnë lëkurë të bukur, por edhe do t’ju relaksojnë gjatë shtatzënisë.

Reçipetat duhet që…

Kini parasysh që gjatë shtatzënisë reçipetat duhet të përshtaten me ndryshimet që pësojnë gjinjtë tuaj. Është e rëndësishme të përbëhen nga materiale pëlhure të lehta.

Rrezet e diellit

Kini kujdes nga rrezatimi i dëmshëm. Mos merrni masa vetëm kundër diellit të fortë në plazh, por edhe në përditshmëri duhet të mbroni lëkurën, pasi jeni më të rrezikuara për krijimin e njollave.

Shtatzënia ju bën të përjetoni emocione shumë të bukura, por ndonjëherë ndryshimet fizike mund të mos ju pëlqejnë. Bëni maksimumin për t’u kujdesur për gjërat që ju keni në dorë për t’u dukur bukur.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top