FB

May 13, 2021 | 8:22

Ja emri që Meghan Markle dhe Princi Harry mendohet të zgjedhin për vajzën e tyre

Teksa shtatzënisë së Meghan Markle po i vjen fundi, të gjithë po mendojnë se si do ta quajë ajo dhe Princi Harry vajzën që do të vijë në jetë.

Pas vdekjes së Princit Philip muajin e kaluar, faqja e lojërave të fatit në Mbretërinë e Bashkuar “Ladbrokes”, ka parashikuar se Philippa është emri me të cilin Duka dhe Dukesha e Sussex do të quajnë vajzën e tyre, shkruan “People”.

Edhe kushërirat e Princit Harry, Princesha Eugenie dhe Zara Tindall, nderuan të ndjerin duke i vënë djemve të tyre emrin e mesëm Philip.

Pas emrit Philippa, vijnë edhe dy emra të tjerë si më të votuarit: Diana, sipas nënës së ndjerë të Princit Harri, Princeshës Diana, dhe Elizabeth, sipas emrit të gjyshes së Harry-t, pra Mbretëreshës.

Çifti dha lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë në Ditën e Shën Valentinit, duke publikuar një foto bardh e zi në të cilën dukej barku i rrumbullakosur i Meghan.

 

 

Burimi / Panorama Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top