A po kërkoni vazhdimisht mënyra për të arritur buzëqeshjen tuaj perfekte? Në vitet tona të mesme, ndryshimet ndodhin natyrshëm në dhëmbët dhe mishrat tanë, dhe dëmtimi dhe neglizhenca mund të fillojnë të shfaqen vërtetë.
Por arritja e buzëqeshjes ideale mund të jetë më e lehtë nga sa mendoni. Këtu janë pesë këshilla të thjeshta për t’u kujdesur për dhëmbët tuaj :
1. Pini më shumë ujë
Ndërsa plakemi, goja jonë thahet dhe gjasat e prishjes së dhëmbëve mund të rriten.
2. Pastrojini dhëmbët midis tyre
Ju mund të mendoni se keni rutinën e përsosur të pastrimit të gojës tuaj – duke i larë dy herë në ditë – por mund të gaboheni. Kjo për shkak se sëmundjet më të zakonshme të gojës në fakt fillojnë midis dhëmbëve dhe rutinat e dobëta dentare mund të çojnë në sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe kavitete.
3. Vendosni një rutinë të plotë dentare
Tani e kuptoni rëndësinë e integrimit të furçave ndërdhëmbore në rutinën tuaj dentare, është koha e përkryer për ta bërë atë një dukuri të rregullt. Ekspertët thonë se duhen 21 ditë për të formuar një zakon, kështu që është e rëndësishme të futeni në një rutinë me furçat ndërdhëmbore dhe t’i përmbaheni asaj.
4.Vizita e rregullt te dentist juaj
Shumë njerëz e kanë pasur të vështirë pas pandemisë të kthehen në rutinë me takimet e tyre dentare. Por, në vend që ta lini në fund të listës suaj për të bërë, rezervimi i një takimi për të kontrolluar higjienën tuaj dentare është në fakt më i rëndësishëm se kurrë.
5. Zvogëloni pirjen e kafes
Ndërsa kafeja juaj e përditshme mund t’ju bëjë të ndiheni energjik, ajo mund të shkatërrojë dhëmbët tuaj. Aciditeti në kafe mund të dobësojë smaltin tuaj dhe t’i bëjë dhëmbët tuaj të ndjeshëm ndaj prishjes së dëmshme.
Përgatiti K.I / Burimi www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.