Këshilla & Arsye

October 27, 2016 | 8:33

Ja kur do të zhvillohet Panairi i librit “Tirana 2016”

Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, edhe këtë vit do të mbledhë të gjitha krijimet dhe botimet më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti, nëntor 2015 – nëntor 2016. Panairi i 19-të që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës qysh prej vitit 1998, do të do të vijojë nga data 9 deri më 13 nëntor 2016. Shoqata e Botuesve, ashtu si ҫdo vit tjetër, organizon edhe pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

 

Ky panair bashkon të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj., me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top