Mirëqenie

October 27, 2016 | 8:43

Pse duhet të konsumoni Brokoli?

Brokoli është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidantë, hekur, fosfor, të cilët e bëjnë një komponent ideal për dietat.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Brokoli lufton kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, pasi ai largon estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karoten, selen dhe vitamina C, vitamina A dhe vitamina E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjene. Po keshtu parandalon kancerin e prostatës, kancerin e organëve të brendshme si mushkëritë, melçinë, zorren e trashë, veshkat etj. Brokoli i përket familjes së lakrës nga ku rrjedh veprimi i tij antikancerogjen, ndërsa përmban më shumë se 90 për qind ujë. Është mirë të dihet që vetëm një rrënjë jep sasinë e njëjtë të fibrave si dhe drithërat dhe sasinë e njëjtë të vitaminës C sa dy portokalle. Nëse nuk e përdorni tashmë është koha që brokolin ta shikoni si aleat kundër formave të vështira të sëmundjeve si kanceri, më së shumti duke iu falënderuar kompozimeve sulfurike si suforafani të cilit mund t’ia ndieni erën derisa zihet brokoli. Këto kompozime u tregojnë gjeneve tona për të sforcuar prodhimin e enzimave që mund të çojnë deri te detoksikimi i kompozimeve të mundshme kancerogjene. Përpiquni të konsumoni sa më shumë brokoli dhe do të mundeni të reduktoni madje përgjysmë rrezikun nga sëmundjet e ndryshme si kanceri i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.

Kuron të gjitha çrregullimet e stomakut në veçanti kapsllëkun. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat të pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyësve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.

Brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemren të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.

Zeaxanthina dhe Betakaroteni, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shendetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmëve nga rrezatimet UV.

Substancat përgjegjëse për ngjyren jeshile tek brokoli, vitamina C, beta-karoteni, si dhe vitaminat e minerale të tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj, forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.

Duke qënë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, brokoli është shumë i dobishëm për femijet, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në periudhe laktacioni sepse këta njerëz kanë prirje për osteoporozen.

Për shtatezënat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor të cilët e bëjnë një komponent ideale për dietat. Duke qënë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllekun i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë.

Brokoli është burim i kalciumit,dhe për këtë arsye është i shkëlqyeshëm për eshtrat dhe tensionin e gjakut. Vitamina C dhe beta-karoteni që gjenden në të mbrojnë sytë nga katarakti dhe ruajnë qelizat e trurit nga sulmet e radikaleve të lira që mund t’u shkaktojnë probleme në kujtesë.

Brokolin mund ta përgatitni në shumë mënyra. Përpiquni të zieni rreth 3 minuta në avull. Është e mjaftueshme që të zbutet pak për të ardhur deri te lirimi i sa më shumë suforafan, por në disa vende duhet të mbetet më i fortë.

Mos e zieni në shumë ujë, sepse lendet ushqyese që përmban do të treten në ujë.

Kromi, gjendet me bollek tek brokoli, dhe ndihmon në funksionimin e duhur të insulinës dhe rregullon sheqerin në gjak duke bërë edhe rregullimin e presionit të gjakut .

Brokoli është i pasur me hekur dhe është një zgjidhje e shkëlqyer për anemiket.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top