Fëmijët e kanë të pamundur t’i shprehin ndjenjat e tyre me fjalë deri në moshën 2-vjeçare e për këtë arsye gjithçka që ndiejnë e shprehin me veprime. Secili fëmijë ka mënyrën e tij të të reaguarit.
Një veprim që prindërit shpesh e shohin tek fëmijët e kësaj grupmoshe është grisja e librave, apo prishja e lodrave. Të gjithë mund ta kenë vënë re, por jo të gjithë dinë t’i japin shpjegimin e duhur. Fëmijët i duan shumë lodrat dhe tërhiqen pamasë nga figurat e historitë e librave që i lexoni ju, por nga ana tjetër kanë tendencën të shfaqin sjellje agresive ndaj tyre. Ekspertët e shëndetësisë kanë arritur në një konkluzion befasues.
Sipas tyre, fëmija i kryen të tilla veprime sepse dëshiron të marrë vëmendje. Në momentin që fëmija gris një libër apo shkatërron një lodër, ai ndihet i neglizhuar e në këtë mënyrë humb interesin dhe kuriozitetin për mjedisin që e rrethon.
Një gjendje e tillë ndikon në uljen e vetëvlerësimit të fëmijës dhe ai sillet ndaj objekteve që posedon, ashtu siç mendon se sillen të rriturit me të.
Fëmija humb edhe lidhjen me veten e tij, sepse që një 2-vjeçar të krijojë marrëdhënie me veten, duhet patjetër prezenca dhe fjala e një të rrituri.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.