Me platformë, atlete me lidhëse dhe këpucët me takë janë fjalët kyçe për të kuptuar se ku po shkojnë tendencat e modës së sezonit të ardhshëm. Për pjesën tjetër, stilistët vënë në provë krijimtarinë e tyre, duke propozuar një metisazh unik. Këpucët tendencë janë ato franceze me platformë dhe majë të mprehtë, çizmet i bëjnë jehonë viteve ’70 falë zinxhirëve të rëndësishëm me të cilët janë të pajisura.
Çizmet cuissardes janë një domosdoshmëri në garderobën e dimrit. Modelet deri tek gjuri konfirmohen edhe për sezonin e ardhshëm, por ajo që na tërheq vëmendjen është përdorimi i getave latex me lartësitë marramendëse të këpucëve Versace.
Për ata që kërkojnë këpucë ultra të sheshta, Miuccia Prada rikthen në pasarelë paletat e baletit saten, për t’u veshur në mënyrë strikte me çorape leshi. Ky aksesor intim bëhet i domosdoshëm edhe për shtëpinë e modës “CC”.
Këpucët e sezonit Vjeshtë-Dimër 2022-2023
Burimi / https://www.vogue.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.