Mirëqenie

March 8, 2017 | 14:30

Ja pse duhet të fotografoni ushqimin

T’i bësh foto ushqimit që je gati për të ngrënë mund t’ju ndihmojë që të humbni peshë. Një kërkim i ri shkencor ka dalë në këtë përfundim të çuditshëm, duke thënë se postimi i fotos nëpër rrjetet sociale mund të bëjë që të kuptoni vërtetë sasinë e ushqimit që po konsumoni.
1
Gjithashtu, për të gjithë ata që po ndiqen nga një dietolog, dokumentimi i porcioneve të ushqimit bën më të lehtë monitorimin e personit që po përpiqet që të heqë disa kilogramë.

Aktualisht, dietologët i ndjekin pacientët duke i dhënë atyre të plotësojnë formularë me ushqimet që kanë ngrënë gjatë ditës, por shumë njerëz nuk i llogarisin dot mirë porcionet që konsumojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top