Lifestyle

April 12, 2017 | 9:39

Ja pse kuzhinieri miliarder ka vendosur të mos ua lërë pasurinë fëmijëve

Miliarderi Gordon Ramsy ka deklaruar se ai nuk do t’ia lërë pasurinë e tij të madhe fëmijëve të tij, sepse ka frikë se një gjë e tillë do ti shkatërrojë ato. Kuzhinieri i famshëm, i cili mendohet se ka një pasuri me vlerë afërsisht 140 milionë dollarë, ka thënë se fëmijët e tij duhet të ndërtojnë vetë rrugën e tyre në jetë.

4

“Unë kurrë nuk kam qenë i etur për para.Ky nuk është objektivi i parësor dhe këtë ia kam reflektuar edhe fëmijëve të mi me mënyrën sesi ato janë rritur,”ka thënë ai, për Telegraph.

“E vetmja gjë për të cilën unë dhe gruaja ime, Tana, kemi rënë dakort është që ato të marrin vetëm 25%”.

Gordon ka katër fëmijë me gruan e tij Tana: Matilda, 15. Jack dhe Holly, 17, dhe Megan 18 vjeç dhe i bashkohet një numri baballarësh shumë të pasur përfshirë Bill Gates dhe Simon Crowell që kanë zgjedhur të mos ia lënë pasurinë pasardhësve të tyre.

50-vjeçari ka pranuar herën e fundit familja shkoi në restorantin  e tij në Chelsea ishte për ditëlindjen e 16-të Megan dhe kjo ishte hera e parë që familja hante së bashku në atë restorant.

Ndërkohë ai shtoi se pasardhësit e tij nuk ulen me të dhe gruan e tij në klasin e parë kur shkojnë me pushime familjare, nëse nuk kanë punuar shumë për ta merituar.

Fëmijët e Ramsay të gjithë fitojnë paratë e tyre.

Familja kanë shtëpi në Wandsworth, në jug të Londrës, Los Angeles dhe Cornwall, dhe biznese në mbarë botën.

6  2 3  5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top