Studimet konfirmojnë se bërja e dashurisë, edhe në një moshë të caktuar, mbron trupin dhe jep një mirëqenie psikologjike më të mirë.
Shumë studime vërtetojnë se seksi mbron zemrën, ul tensionin e gjakut, forcon sistemin imunitar, lehtëson dhimbjet, zvogëlon stresin dhe përmirëson humorin.
“Të kesh një jetë të kënaqshme seksuale është e rëndësishme në çdo moshë”,—thotë Emanuel Janini, androlog dhe profesor i plotë i Endocrinologjisë dhe Seksologjisë Mjekësore në Universitetin “por janë të moshuarit ata që marrin përfitimet më të mëdha, sepse aktiviteti seksual mund të kompensojë efikasitetin më të ulët të trupit për të na mbajtur të shëndetshëm”.
Disa studime të kohëve të fundit, kanë treguar se sa më gjatë të qëndrosh seksualisht aktiv, aq më gjatë e ruan kujtesën dhe disa funksione më të larta ekzekutive, të tilla si aftësia për të marrë vendime. Sipas një studimi të botuar nëJournal of Gerontology, te të moshuarit që nuk heqin dorë nga seksi, në fakt ka një rritje më të madhe të neuroneve në hipocampus, rajoni i trurit që lidhet me kujtesën.
Gjithashtu, kardiologët e konsiderojnë seksin një ushtrim të shkëlqyer për të forcuar zemrën dhe për të shmangur rreziqet kardiovaskulare. Nga pikëpamja fizike, në fakt, akti seksual është i barasvlefshëm mesatarisht me 15 minuta me biçikletë ushtrimesh.
Burimi/Focus.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.