FB

March 31, 2023 | 8:39

Ja pse ndonjëherë të flasësh keq për ish-bashkëshortin tënd mund të jetë e dobishme

Sipas një studimi është thelbësore të ndalosh së menduari mirë për një person me të cilin ke jetuar një marrëdhënie të dështuar.

Në fakt, studiuesit zbuluan se ata që e urrenin ish-in e tyre, duke ushqyer ndjenjat negative ndaj romancës së përfunduar, kishin një nivel më të ulët stresi. Por, jo vetëm kaq: në një vëzhgim të gjatë kohor kjo pati një ndikim pozitiv në shëndetin e tyre mendor.

SI TË FLASËSH KEQ PËR ISH- IN ËSHTË POZITIVE

Kur një marrëdhënie përfundon dhe nuk ishe ti ai/ajo që e shkruajte fjalën “fund” është normale të ndihesh i zhvendosur, por mbi të gjitha të idealizosh atë që ke përjetuar në të kaluarën. Priremi të kujtojmë momentet e bukura në të cilat ishim të lumtur, duke lënë jashtë në vend të kësaj keqkuptimet, grindjet dhe papajtueshmëritë që kontribuan në prishjen.

Në fakt, zemërimi ndaj ish-së mund të provojë të jetë një karburant i shkëlqyer për t’ju ndihmuar të dilni nga faza e depresionit dhe t’ju lejojë të ktheni me të vërtetë faqen. Siç e dimë mirë, fundi i një historie dashurie është i krahasueshëm me vdekjen e një njeriu të dashur dhe për të kapërcyer këtë moment të vështirë jemi të detyruar të kalojmë faza të ndryshme.

Para se t’i thuash vetes se “ai ishte i veçantë” dhe se “nuk do të gjej kurrë një njeri të ngjashëm”, merr një stilolaps dhe letër dhe bëj një listë me të metat e tij. Përpiqu të kujtosh gjërat që të kanë bërë të ndihesh keq në marrëdhënien tënde, qëndrimet që të lëndojnë dhe gjestet që nuk të kanë pëlqyer kurrë. Duke rilexuar listën do ta kuptosh se jo, ish-i yt nuk është aq i përsosur sa të duket tani!

SI TË HARROSH SE KUSH TË BËRI TË VUASH

KRIJO NJË PROCEDURË TË RE

Ka disa raste, për shembull ato në të cilat kemi jetuar së bashku, në të cilat mungesa e personit tjetër peshon edhe më shumë, veçanërisht në jetën e përditshme. Për t’i thënë lamtumirë trishtimit  përpiqu të ndryshosh zakonet.

BËJ ATË QË TË PËLQEN

Fillo nga vetja, duke rizbuluar gjërat që të pëlqejnë. Shpesh, kur jemi në çift, priremi t’i lëmë mënjanë nevojat tona dhe atë që duam në favor të partnerit. Në vend të kësaj, përpiqu të bësh diçka që të kënaq vetëm ty.

ZBUTE VETEN DHE KUJDESU PËR DISA VESE

Njihuni me njerëz të rinj – Ju nuk keni pse të filloni një marrëdhënie të re, por të bëni njohje. Regjistrohu për një klasë, ndiq një palestër dhe bëj miq. Kur jeni në kontakt me realitete të reja, do të ndiheni më mirë.

 

 

 

 

 

 

 

Burimi / TheWom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top