Nëse nënat një herë në një kohë do të shkojnë vetëm për pushime, kjo nuk do iu bënte mirë vetëm atyre por edhe fëmijëve dhe mbi të gjitha bashkëshortit…
Nëse je nënë, e di shumë mirë se kjo nuk është vetëm puna më e bukur, por është edhe më e mundimshmja. Në fakt, jo vetëm që duhet të kujdeseni për fëmijët tuaj (shpesh 24 orë në ditë), por gjithashtu duhet të mendoni për mbajtjen e një shtëpie të pastër, duke larë, gatuar, blerë dhe menaxhuar të gjitha aktivitetet e fëmijëve.
Nuk ka rëndësi nëse jeni shtëpiake ose punonjëse: psikologët pajtohen që çdo nënë ka nevojë herë pas here për një periudhë relaksimi total. Edhe një pushim i shkurtër është i domosdoshëm për t’i mbushur me energji dhe për të pastruar mendjen tuaj nga të gjitha problemet dhe mendimet që ka çdo nënë.
Kur të ktheheni nga pushimi juaj, nuk do të jeni vetëm nënat më të durueshme, por edhe gra më të qeta, më punëtore dhe më efikase. Pra, pushimi nuk është vetëm për gruan, por për të gjithë familjen. Për fat të keq, jo gjithmonë është e mundur të bëhen disa ditë pushim.
Kjo është arsyeja pse psikologët japin këshilla të thjeshta për të “hequr spinën” dhe për të shmangur grumbullimin e tepërt të stresit.
Është e pamundur të shkoni me pushime vetëm? Ja se si ta rregulloni atë
Mësoni të menaxhoni më mirë punët e shtëpisë: mos u shqetësoni nëse shtëpia nuk është krejtësisht e pastruar. Filloni të pranoni faktin se të paturit një shtëpi të patëmetë është e pamundur. Përkundrazi, organizoni më mirë pastrimin tuaj, ndoshta duke bërë sa më shumë punë që të jetë e mundur në vetëm një ditë, kështu që mund të pushoni ditën tjetër.
Mos u shqetësoni nëse nuk i keni larë enët e darkës në mbrëmje: herë pas here mund ta shtyni për ditën pasuese dhe të shijoni mbrëmjen.
Programoni disa orë në javë vetëm për veten: një mëngjes në javë të gjithin për vete. Nëse doni leximin, lejojini vetes të lexoni një libër të mirë; nëse keni pasion për sportet, bëni një shëtitje të këndshme ose një udhëtim në natyrë. Në rast se ju pëlqejnë pazaret, ju mund të telefononi miken tuaj më të mirë dhe të dilni nëpër dyqane. Shkurtimisht, gjeni kohë për të hobet tuaj ose thjesht pushoni pak.
Një këshillë e fundit: mos kini turp të kërkoni ndihmë. Mund të ndodhë që të arrish deri në limit dhe të ndihesh e rraskapitur, dhe në ato momente përfundon duke u ngritur zërin fëmijëve ose të debatosh me partnerin tënd. Mundohuni të mos shkoni në atë pikë! Sapo të ndjeni se stresi është shumë i madh, kërkoni ndihmë. Ti nuk je e pamposhtur: kërkesa për ndihmë nuk është e keqe.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.oltre.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.