Këshilla & Arsye

November 19, 2018 | 13:41

Ja pse nuk duhet t’i vrisni merimangat…

 Ato janë shqetësuese, të neveritshme dhe shumica e njerëzve nuk i pëlqen. Përkundër kësaj, ekziston një rregull i rëndësishëm kur bëhet fjalë për merimangat: nuk duhet t’i vrisni kurrë merimangat në shtëpinë tuaj! Edhe pse mund të duket kundër intuitive, ekziston një arsyetim i thjeshtë prapa këtij rregulli: merimangat janë pjesë e rëndësishme e mjedisit dhe ndihmojnë në mbajtjen e gjërave të pastra.

Por si është e mundur? Merimangat në një shtëpi të pastër nuk janë diçka e neveritshme për t’u eliminuar?

Sa më shumë që ne dëshirojmë të mendojmë për shtëpitë tona si të pastra, të rregullta dhe të sigurta, ato gjenden edhe në gjëra mjaft të vogla. Gjërat që përfshijnë merimangat dhe ushqimin e tyre. Merimangat fitojnë vendin e tyre në shtëpinë tuaj duke ngrënë gjërat e këqija që vërtet nuk i dëshironi në vendin ku jetoni. Ndonjëherë ato hanë edhe merimangat e tjera! Në përgjithësi, merimangat në një shtëpi nuk paraqesin kërcënim të madh për njerëzit.

Për të marrë një ide të qartë për llojin e merimangave me të cilat mund të jetoni, hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut, të udhëhequr nga Matt Bertone, bënë një hetim në të cilin vizituan pesëdhjetë shtëpi për të përcaktuar lloje e merimangave që u gjetën .

Çdo shtëpi e vetme që ata kontrolluan kishte merimanga; në çdo shtëpi të vizituar kishte disa lloje të merimangash. Speciet më shpesh të zbuluara në shtëpi ishin merimanga jo shumë kërcënuese. Gjëja më e dobishme që këto merimanga bëjnë për ju është të vrasin insektet që gjenden të shtëpinë tuaj dhe që mbartin sëmundje, sidomos mushkonjat. Merimangat nuk janë për t’ju dëmtuar, por për t’ju mbrojtur nga të tjerët që do ta bënin këtë!

Nëse ju vrisni një merimangë, vrisni jo vetëm një krijesë të pafajshme që nuk përbën rrezik për ju, por gjithashtu vrisni diçka që mund t’ju mbrojë dhe është një pjesë e rëndësishme e ekosistemit tuaj. Prandaj, eliminimi i tyre mund të sjellë pasoja në zinxhirin ushqimor.

Marimangat shkaktojnë një ndjesi të çuditshme kur zvarriten mbi ju dhe nxjerrin helmin e tyre. Helmi! Ky është i keq! Por fakti është se në pjesën më të madhe të rateve, ky helm nuk mund të depërtojë as në lëkurën tuaj. Shumica e merimangave kanë “thumb” shumë të dobët për të depërtuar në lëkurë dhe helm i tyre është shumë i dobët për të shkaktuar probleme.

Dr. Fiona Cross, i pranishëm në këtë video, shpjegon se si mund ta kapërceni frikën nga merimangat dhe gjithashtu ju mëson t’i doni ato, ashtu siç bën dhe vetë.

Nëse me të vërtetë nuk mund të qëndrosh me një merimangë në shtëpinë tënde, gjithsesi nuk duhet ta vrasësh. Ju mund ta kapni dhe ta nxirrni atë jashtë shtëpisë tuaj dhe le të vazhdojë punën e kontrollit të dëmtuesve nga jashtë shtëpisë.

 

Burimi / www.apost.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top