Në fokus

July 25, 2018 | 14:29

Ja pse vegjetarianët jetojnë më gjatë…

Njerëzit, ushqimi i të cilëve bazohet në bimë, jetojnë mesatarisht tetë vjet më gjatë se të tjerët. Polemikat mes vegjetarianëve dhe atyre që hanë gjithçka, gjithmonë janë mjaft të ashpra, por vegjetarianët tani kanë argumentin kundër të cilit është vështirë t’i gjendet kundërpërgjigja.

Hulumtimi i fundit ka treguar se njerëzit, ushqimi i të cilëve bazohet në bimë jetojnë gati tetë vjet më gjatë se mesatarja, dallimi ky i njëjtë me atë mes duhanpirësve dhe joduhanpirësve.

Shkencëtaret kanë vërtetuar që stili i shëndetshëm i jetës dhe ushqimi me bazë vegjetariane parandalon dhe shëron të paktën 15 sëmundje që vrasin më së shumti, ndërsa ndikimin më efikas e ka në karcionomë dhe sëmundjet e zemrës që marrin më së shumti jetë.

Edhe para njëzetë vjetësh është dëshmuar që sëmundjet e zemrës mundet jo vetëm të parandalohen, por edhe të shërohen me ushqim vegjetarian, sepse kjo formë zhbllokon arteriet pa operacion ose ilaçe.

Kolesterina që gjendet vetëm në ushqime me prejardhje shtazore dhe konsumimi i pamjaftueshëm i fibrave bimore shkurtojnë jetën.

Rezultati i hulumtimit më të madh të kryer deri tani për ushqimin kanë treguar që shfaqja e kancerit është më e vogël te vegjetarianët, ndërsa qarkullimi i gjakut i personit i cili ushqehet vetëm me ushqim bimor ka tetë herë fuqi më të madhe për ta parandaluar kancerin në trup.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top