Këshilla të mrekullueshme për mirëqenien mund të gjenden me mijëra, të të gjitha llojeve dhe besueshmërisë. Ka nga ato që rekomandojnë vetëm pirjen e çajit jeshil, apo aktivitetin fizik që në orët e para të mëngjesit. Në fakt, është një mënyrë jetese, një ritual që ndihmon për dobinë e të gjithëve: të flesh mirë dhe gjatë.
Gjumi konsiderohet nga të gjithë, – përfshirë ekspertët – një kurë e vërtetë për shëndetin. Në këtë fazë, trupi sintetizon disa elementë bazë për të ushqyerit dhe lejon organet të marrin energji për ta përballur më mirë ditën tjetër: gjumi i keq – ose i paktë – komprometon performancën gjatë orëve të zgjimit.
Por sa orë duhet të flemë saktësisht?
Nëse i përkisni gjinisë femërore, në këtë pikë ka lajme të mira. Në fakt, nëse për çdo qenie njerëzore nevojiten 7-8 orë gjumë, ekspertët rekomandojnë edhe më tej: dhe duket se një grua mundet – dhe duhet – të flejë pa ndjenjën e fajit edhe pas 8 orësh.
Fizikisht, burrat dhe gratë kanë karakteristika mjaft të ndryshme: aktiviteti i trurit femëror, për shembull, është më efikas. Prandaj rekomandimi i ekspertëve është: truri femër ka nevojë për më shumë orë gjumi për të rifituar energji.
E ashtuquajtura “gjumë i bukurisë” nuk do të ishte një mirazh: gjumi e lejon një grua që të rimarrë aftësitë e saj dhe ka provuar efekte të dobishme në shkëlqimin dhe shëndetin e lëkurës.
Pra, herën tjetër që do të ndjeni nevojën për të fjetur mbi 8 orë, bëjeni pa u ndjerë në faj: është ADN-ja juaj që e kërkon!
Përgatiti Orjona TRESA / guardachevideo.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.