Mirëqenie

May 24, 2018 | 13:37

Ja sa para kurseni nëse punoni nga shtëpia…

Ka arsye të panumërta pse është mirë të punoni nga shtëpia. Ju mund të arrini një ekuilibër më të mirë pune dhe jete, orar më fleksibël dhe në këtë formë do të jeni edhe më pak të stresuar.

Por jo vetëm kaq, duke punuar nga shtëpia ju mund të kurseni paratë e transportit, paratë që shpenzonin për drekën apo për kafetë me kolegët tuaj.

Gjithashtu nuk duhet lënë pa përmendur që nga shtëpia ju mund të punoni me pizhamat tuaja dhe nuk keni pse të shpenzoni një mal me para për të blerë veshje të përshtatshme për në zyrë.

Me një përllogaritje të thjeshtë, 1/3 e rrogës e cila ikën për shpenzimet e lartpërmendura do të ishin para shtesë në buxhetin tuaj.

E gjithashtu nuk duhen lënë pa përmendur edhe përfitimet e tjera që ka puna nga shtëpia, të tilla si përkujdesja ndaj familjes dhe shtëpisë suaj si dhe avantazhin e përdorimit të kohës në bazë të nevojave tuaja.

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top