FB

December 14, 2022 | 10:10

Ja sa sekonda duhet të zgjasë puthja me shpirtin tuaj binjak për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme

Ndonjëherë njerëzit janë në humor të keq dhe ndodh që romanca me partnerin të zbehet. Dr.John Gottman, profesor i psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit dhe autor i librit “Seven principles for a successful marriage”, ka thënë që çiftet duhet patjetër të përkëdhelen dhe të puthen mjaftueshëm në mënyrë që në martesë të mbajnë gjallë romancën.

Teoria e tij është që puthja prej gjashtë sekondash ndikon si “oazë e përkohshme” gjatë një dite të ngarkuar dhe mund të çojë në mbajtjen e një marrëdhënieje të shëndetshme/afatgjatë mes një çifti të dashuruar. Ai tha:

Mos dilni nga shtëpia pa një puthje e cila zgjat gjashtë sekonda dhe në pjesën tjetër të ditës, përshëndeteni bashkëshortin me puthje prej gjashtë sekondash në mënyrë që t’i tregoni atij se sa shumë e dashuroni.

Në fakt, puthja e mirë ul kortizolin (hormoni i stresit) dhe rrit oksitocinën (hormonin e lidhjes) si dhe dopaminën (hormoni i lumturisë). Antropologia Helen Fisher pohon gjithashtu se puthja çon në forcimin e dëshirave seksuale, të cilat nuk mund të konsiderohen kurrë një gjë e keqe.

Sipas Dr. Gottman, nëse putheni për 6 sekonda kjo ju ndihmon të ruani lidhjen, mund të ndikojë në ndjenjat e dashurisë dhe admirimit si dhe inkurajon njerëzit në një marrëdhënie që të vlerësojnë më shumë njëri-tjetrin.

Rikujtojmë, se sipas një studimi, martesat e dyta janë më të sukseshme dhe me më shumë dshuri se ato të parat. Çiftet në martesën e dytë janë më të lumtur dhe me më pak rrezik për t’u ndarë, thuhet në një raport britanik. Sipas Fondacionit të Martesave, 45% e martesave të para janë të destinuara për të përfunduar në dyert e gjykatave të divorcit. Por vetëm 31% e martesave të dyta dështojnë. Ndërkaq, burrat që martohen për herë të dytë kanë më shumë mundësi të gjejnë lumturinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi/TopAlbaniaRadio

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top