FB

July 6, 2023 | 8:12

Ja sa shpesh duhet të bëni dush gjatë verës, sipas ekspertëve

Gjatë muajve te verës ne djersisni shpesh dhe e vetmja gjë që na shpëton është dushi i ftohtë në mëngjes dhe në mbrëmje. Por, sa shpesh duhet të bëjmë dush në verë? Shumica prej nesh bëjnë dush çdo ditë. Megjithatë, ne nuk kemi nevojë që të bëjmë dush çdo ditë.

Brandon Mitchell, i cili është një asistent profesor i dermatologjisë në Universitetin George Washington, tha për TIME se shumica e njerëzve e teprojnë me dushin përditë.

Më pas ai shpjegoi se kur jemi të zellshëm në dush, lëkura jonë bëhet më e thatë dhe përdorimi i vazhdueshëm i sapunit shkatërron florën natyrale të trupit dhe vajrat mbrojtëse të lëkurës.

“Në mënyrë ideale, në muajt e dimrit është e mira që të bëjmë dush një ose dy herë në javë. Ndërsa në verë, duke marrë parasysh temperaturat e larta, këshillohet tre ose katër,” tregojnë ekspertët.

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur që të shpenzojmë shumë kohë në dush. E mesa duket, ky zakon tregon shumë për ne sipas ekspertëve. Në këtë mënyrë të nënvetëdijshme, ne dërgojmë mesazhe për gjendjen e emocioneve tona ose mënyrën se si mendojmë. Ndonëse shumë ekspertë pohojnë se njerëzit që bëjnë dush të gjatë janë jashtëzakonisht kreativë, pra të bërit një dush të nxehë nxit ide të reja, por edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme.

 

 

 

 

 

 

 

K.M: Burimi / Top albania Radio

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top