Ju mund të jeni kurioz të dini arsyet se përse ndonjëherë në njërën atë të kokës, mbi vesh, shfaqet një dhimbje e mprehtë torturuese. Ajo mund të jetë një dhimbje koke e përkohshme ose mund të jetë diçka më serioze.
Cili mund të jetë shkaku?
Për të dhënë një diagnozë të saktë për dhimbjen e njëanshme të kokës, duhet të merret parasysh gjinina dhe mosha e pacientit. Gjithashtu edhe simptoma të tjera si ndryshimet në shikim, momenti kur fillon dhimbja, sa kohë zgjat dhe çfarë mund ta shkaktojë atë. Sipas mjekëve dy nga shkaqet e mundshme janë migrena dhe arteriti temporal.
Dhimbjet e kokës nga migrena
Migrena zakonisht fillon në një moshë të re, arrin kulmin në të 30-at dhe më pas vjen duke u lehtësuar.
Ato janë tre herë më të zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt.
Çelësi për diagnostikimin e kësaj dhimbjeje përfshinë:
Ndryshimet e humorit ose dëshira për ushqim një ose dy ditë para një sulmi migrene.
Ndryshimet vizuale që ndodhin para ose gjatë dhimbjeve.
Dhimbjet pulsuese që zgjasin nga katër deri në 72 orë dhe përkeqësohen nga dritat ose zhurmat.
Të përziara dhe të vjella që shoqërohen me dhimbje koke.
Dhimbje koke nga arteriti temporal
Kjo lloj dhimbje mund të prekë arteriet në trup, zakonisht të dy lobet temporale. Dhimbja shkaktohet nga inflamacioni i enëve të gjakut në zonën e tëmthit që janë të ndjeshme dhe të fryra. Përveç se është shkaktar i një dhimbjeve të forta por të përkohshme në njërën anë të kokës, kjo gjendje mund të shkaktojë verbëri për shkak të përfshirjes së enëve të gjakut që furnizojnë syrin.
Zakonisht dhimbja shfaqet tek njerëzit më të vjetër se 50 vjeç. Ashtu si migrena, gratë preken më shpesh se burrat, duke pasur dy herë më shumë gjasa të kenë arterit temporal.
Simptomat mund të përfshijnë:
Dhimbje në ije dhe shpatulla
Ethe
Shikim i turbullt
Dhimbje në nofull pas përtypjes
Aneurizma e trurit
Edhe pse një shkak i rrallë, kjo vjen si pasojë e ënjtjes së një ene gjaku në trurin tuaj që mund të shpërthejë dhe të shkaktojë një goditje në tru.
Kur duhet të vizitoheni tek mjeku
Nëse mendoni se keni migrenë, gjurmoni simptomat tuaja dhe shihni mjekun për një vlerësim më të mirë. Mjeku mund të jetë në gjendje të diagnostikojë migrenën duke u bazuar tek simptomat tuaja, e njëjta gjë vlen edhe për arteritin temporal. Kjo është e rëndësishme sepse një ndërlikim serioz i artetitit temporal mund çojë në verbëri.
Për çdo lloj dhimbje koke, veçanërisht nëse është një dhimbje e re ose një dhimbje e fortë siç mund të jetë ajo e aneurizmës kontaktoni menjëherë mjkun.
Ju mund t’ju duhet të bëni një skanim MRI, ose ndonjë lloj tjetër testi imazherie, për të ndihmuar në gjetjen e shkakut.
Burimi /AgroWeb.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.