Mirëqenie

August 2, 2019 | 8:40

Ja se çfarë të hani për mëngjes, nëse vuani nga sheqeri i lartë në gjak

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, veçanërisht nëse vuani nga sheqeri i lartë në gjak. Edhe pse shpesh nënvlerësohet, mëngjesi mund të konsiderohet vakti më i rëndësishëm i gjithë ditës pasi i siguron trupit energjinë e nevojshme për të përmbushur më mirë angazhimet e përditshme.

Për ata që vuajnë nga hiperglicemia, mëngjesi është një aleat themelor për të mbajtur nën kontroll rritjen e glicemisë. Duke zgjedhur ushqimet e duhura me të cilat do të filloni ditën është vërtetë e mundur të mbani nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe të ndjeheni më së miri.

Le të shohim së bashku se çfarë këshillohet të hani për mëngjes nëse vuani nga sheqeri i lartë në gjak!

Mëngjesi ul në nivel mesatar sheqerin në gjak

Prej vitesh është vërtetuar shkencërisht se një mëngjes i bollshëm ndihmon në uljen e ndjeshme të niveleve të sheqerit në gjak. Studimi është kryer në vitin 2015 nga Njësia e Diabetike e Universitetit në Tel Aviv: studiuesit krahasuan dy dieta të ndryshme, ndaj të cilave u nënshtruan dy grupe njerëzish që vuanin nga diabeti i tipit 2, për një javë.

Regjimi i parë përfshinte një mëngjes të pasur me një përmbajtje të lartë energjie dhe një darkë me më pak kalori (Bdiet), ndërsa e dyta përbëhej nga një mëngjes i lehtë dhe një darkë e mirë (Ddiet). Dreka ishte e njëjtë për të dy grupet, si dhe marrja ditore e kalorive.

Sipas rezultateve të hulumtimit, njerëzit që ishin pjesë e grupit Bdiet, falë mëngjesit të bollshëm, e kishin më të ulët nivelin e sheqerit në gjak gjatë gjithë ditës, me një ulje deri në 20%. Kjo do të thotë që një mëngjes i bollshëm i lejon trupit të ketë një stimul metabolik që zgjat gjatë gjithë ditës, duke ruajtur nivelet normale të sheqerit në gjak.

Cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni në mëngjes nëse keni sheqer të lartë në gjak?

Atëherë, cilat janë ushqimet që duhet të përfshini në mëngjesin tuaj për të ruajtur nivelin e sheqerit në gjak? Sipas Nutricionistes Francesca Evangelista vakti i mëngjesit duhet të jetë i pasur dhe ushqyes dhe të përfshijë të gjithë ushqyesit kryesorë si karbohidrate, proteina dhe yndyrna të mira, për të mos përmendur fibrat, vitaminat dhe mineralet. Por kini kujdes me karbohidratet dhe sheqernat, të cilat mund të ndikojnë negativisht në nivelin e sheqerit në gjak. Kjo është arsyeja pse është më mirë të përqendrohemi tek karbohidratet komplekse, të cilat kanë më pak ndikim në sheqerin në gjak. Këto gjenden në produkte me drithëra të plota si bukë, drithëra (rreptësisht pa sheqer), biskota.

Një ushqim tjetër që mund të shtohet për mëngjes janë frutat, mundësisht të freskëta. Por cilat fruta mund të hani kur keni sheqer të lartë në gjak? Padyshim që është më mirë të preferoni ato që kanë më pak ndikim në sheqerin në gjak si luleshtrydhe, mollë, portokalle, shegë, pjeshkë, grejpfrut, dardhë ose manaferra të egra. Gjithashtu është e mundur të pini lëngje, për sa kohë që është 100% frut dhe nuk ka sheqer të shtuar.

Nuk duhen harruar as proteinat dhe yndyrnat e mira! Proteinat bimore dhe shtazore mund të merren, kështu që ju mund të zgjidhni midis një kosi soje ose ndonjë ushqimi të kripur si proshutë. Ose mund të hani bajame ose arra, të cilat mund t’ju sigurojnë marrjen e duhur të proteinave. Sa i përket pijeve, është gjithmonë më mirë të preferoni çaj jeshil ose çaj bimor, duke i kushtuar gjithmonë vëmendje sheqernave të shtuar.

 

 

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top