Të postosh apo të mos postosh foto të fëmijëve në rrjetet sociale? Në realitet, ky është një debat i rëndësishëm që nuk ka gjetur ende një zgjidhje dhe ende nuk ka një ligj që mbron të miturit dhe të drejtën e tyre për privatësi në internet .Në fakt, ka dy grupe,një që besojnë se është absolutisht e natyrshme, të publikojmë foto të fëmijëve të tyre dhe nga ata që në vend të kësaj marrin qëndrime më rigoroze për këtë çështje.
Një problematik e ndarjes së fotove apo vidiove të të vegjëlve tuaj sjell pasojat psikologjik.Sot jetojmë në shoqërinë e performancës dhe nëse më parë kishte vetëm nota në shkollë dhe sport për të ndezur konkurrencën, sot janë shtuar edhe pëlqimet dhe fëmijët janë ata që e përjetojnë këtë lloj presioni social, ata e ndiejnë atë.
Mediat sociale e kanë çuar kërkimin në ekstrem dhe nxisin një mekanizëm ku nëse nuk ndiqen, nëse nuk kani mbështetje të mjaftueshme, nuk ekzistoni. Shumë prindër ndonjëherë as nuk e kuptojnë se po nxisin këtë lloj dinamike: i kërkojnë fëmijës të buzëqeshë, të bëjë një foto dhe ta publikojë atë dhe të ndajë në ‘suksesin’ e postimit. Fëmija do të fillojë të dëshirojë të dijë sa pëlqime ka marrë, të masë vlerën e tij me pëlqimet. Dhe kjo do të ndodhë pikërisht kur ai të fillojë të ndërtojë imazhin e tij të parë për veten, të lidhet me botën jashtë prindërve.
Të postosh apo të mos postosh?
Përveç pedofilisë dhe ndarjes së të dhënave të ndjeshme, ne duhet të mendojmë për të ardhmen që do të krijojë ajo foto ose video: fëmijët tanë më të mëdhenj të paktën do t’i përjetojnë ato si të turpshme dhe, për disa nga këto, fotot e vjetra mund të bëhen arsye. Nuk ka alternativë, zgjidhja e vetme është të ndalojmë postimin e fotove dhe videove të fëmijëve tanë në rrjetet sociale duke:
Shmangur fotot e momenteve intime si koha e banjës dhe postimin e fotove ku fytyra është në plan të parë ose ku shihen fëmijë të tjerë
Kini kujdes që të mos shpërndani informacione ose të dhëna delikate, si adresa e shkollës ose e shtëpisë, vendi i pushimeve ose palestrën ku fëmijët luajn sport
Kërkoni pëlqimin e fëmijës tonë
Kufizoni privatësinë e postimit vetëm për miqtë tuaj të ngushtë.
Burimi Fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.