Sipas një analize të sociologëve në Universitetin Utah, sugjeron se pas një pike të caktuar, nëse jeni martuar në fillim të 20’ave, rreziku nga ndarja fillon të rritet përderisa plakeni.
Rreziku nga divorci fillon të rritet në mënyrë të vazhdueshme në fillim të 20’ave, por diku në të 30’at e hershme ai fillon të bie.
“Ata të cilët martohen në të 20’at e tyre kanë më shumë gjasa që të divorcohen sesa ata të cilët martohet në të 30’at e tyre.”
Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, një studim që mbahet çdo vit në SHBA.
Rreziku më i madh i divorcit të çifteve të rinj vjen nga një kuptim intuitiv në fillim të 20’ave, ju ende nuk e keni të qartë se çfarë dëshironi në jetë dhe kush jeni në të vërtetë. Ai person i cili dukej shumë i mirë për ty kur ishe 19 duket më pak i mirë kur je 30.
Është e rëndësishme ta dini që ne po flasim vetëm për rreziqet statistikore. Nëse vendosni të martoheni pas të 30’ave kjo është një alternativë më e mençur se të martoheni herët.
Duke parë normat e divorceve, studuesit zbuluan se njerëzit të cilët u martuan në moshën 35-vjeçare kishin 19% më pak rrezik për t’u divorcuar, krahasuar me ata të cilët ishin martuar në të 20’at e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.